Mjekët nuk i dëgjojnë, shoqëria e injoron problemin

    E kjo jo për shkak të efikasitetit të mjekëve, por për shkak se Hristina Gjikova ka probleme në dëgjim dhe në të folur, dhe jo rrallë herë, ndodhë që të vijë tek mjeku dhe mos të merret vesh.

    HRISTINA GJIKOVA

    Gjuha e shenjave është gjuhë e nënës për ne.

    Në shumicën e rasteve, komunikimi në gjuhën amtare është i vështirësuar. E kemi zgjedhur sektorin e shëndetësisë sepse shëndeti ynë nuk është lojë. Edhe ne kemi probleme shëndetësore siç kanë edhe të tjerët. Zgjidhja është shumë e lehtë, përkthyesi!

    Këtë kërkesë, me muaj të tërë kishin tentuar ta adresojnë deri tek Ministri e shëndetësisë. Por, ish-ministri, Venko Filipçe, nuk kishte gjetur kohë për ta. Më në fund, i pranoi ministri aktual, Bekim Sali.

    Nga takimi dolën të kënaqur dhe me premtim se me problemin e tyre, do të merret personalisht ministri aktual.

    Për tu kuptuar me mjekët ishte sfidë e vërtetë për Hristinën, e kjo sfidë u bë edhe më e rëndë kur ajo u bë me dy fëmijë.

    HRISTINA GJIKOVA

    Shumë herë kam pas situata të tilla.

    U mësuam më. Por tani jam bërë nënë e dy binjakëve, problemet u bënë edhe më serioze sepse kërkoj gjatë gjithë kohës përkthyes. Edhe unë ndjej frikë si çdo nënë, kujdesem për shëndetin e fëmijëve të mi dhe gjatë gjithë kohës kërkoj përkthyes.

    Problemi me përkthyesit e gjuhës së shenjave është problem i madh edhe në sferat tjera, si tek ajo e informimit.

    Ligji i obligon televizionet nacionale që të kenë së paku një herë në ditë një edicion informativ në gjuhën e shenjave, mirëpo për shkak të mungesës së përkthyesve, televizionet janë liruar nga ky obligim. Viteve të fundit, numri i përkthyesve është rritur nga 12 në 30. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia duhet të “pavarësohet” nga gazi rus

    Lajmi i rradhës

    “Njeriu i Veriut” që frymëzoi Uilliam Shekspirin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë