Mjekët prej vitesh e raportojnë në polici dhunën që pësojnë pacientët, ndërsa tani rastet do të regjistrohen në “Termini Im”

    Ministri i shëndetësisë, Azir Aliu, të premten tha se një mjek do mund të regjistrojë në sistemin “Termini Im” nëse vëren se një pacient ka pësuar dhunë. Për vite me radhë mjekët kanë raportuar në polici nëse tek ata vjen një pacient me shenja dhune fizike ose seksuale, ndërsa Aliu thotë se tani do mund ta evidentojnë atë në “Termini Im”. Disa mjekë të cilët i kontaktoi “Slloboden Peçat” thonë se ata vazhdimisht, për vite me radhë, kanë raportuar raste të tilla në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kur vënë re se ka lëndime të dukshme ose lëndime në trup që nuk korrespondojnë me atë që thotë pacienti. Disa nga burimet tona thonë se janë urdhëruar edhe ekzaminime për të përcaktuar nëse një paciente është përdhunuar për shkak të dyshimeve të tilla.

    Aliu në Kuvend tha se me evidentimin e rasteve në sistem do bëhet i mundur monitorimi i pacientëve që përballen me dhunë.

    -Nëse pacienti vjen me të njëjtat shenja edhe pas një muaji ose një viti, ne mund ta përdorim këtë shërbim për t’i raportuar ato nga një perspektivë ligjore, psikologjike, për të parë se çfarë po i ndodh pacientit, pse ai nuk e raporton këtë dhunë – tha ministri.

    Ai tha se po koordinohen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila i definon drejtimet  se si do të trajtohen pacientët që kanë përjetuar dhunë.

    – Ideja është të krijojmë një protokoll që do të ketë një qendër, që do të jetë pjesë e spitaleve në të cilat nuk do të ketë vetëm mjek, por do të ketë edhe psikolog dhe jurist, i cili do t’i trajtojnë proceset nga një perspektivë ligjore. Pra, këto janë protokollet të cilat janë të standardizuara, ne do t’i marrim dhe do t’i zbatojmë në sistemin shëndetësor, tha Aliu.

    Aliu theksoi se është vërtetuar që nëse një herë ka dhunë, ajo përsëritet.

    – Me Odën e Mjekëve planifikojmë që gjatë licencimit të mjekëve të kemi një modul që do të jetë shumë më i fokusuar në dhunën në institucionet shëndetësore dhe për ta zbuluar atë në kohë, tha ai.

    Ai shtoi se Ministria po përgatit një program për përforcimin e sistemit shëndetësor për vitin 2027, me një buxhet të paraparë prej 32 mijë eurosh për parandalim, shërbime falas për viktimat, fushata ndërgjegjësimi dhe trajnime për punonjësit shëndetësorë.

    -Paralelisht po punojmë edhe për integrimin e qendrave për dhunën seksuale në sistematizimin e institucioneve shëndetësore, me çka këto shërbime do të bëhen pjesë të përhershme e sistemit. Me rëndësi të veçantë është lidhja e këtyre qendrave me sistemin elektronik “e-shëndetësia”, i cili do të mundësojë evidentimin sistematik të rasteve dhe krijimin e politikave të bazuara në të dhëna reale. Këto iniciativa janë një hap i rëndësishëm drejt një sistemi të integruar dhe efikas, theksoi ministri Aliu.

    Ai theksoi se në fushën e kornizës ligjore po ndërmerren hapa të rëndësishëm, siç është përfshirja e dhunës si bazë në Ligjin për Mbrojtjen Shëndetësore, si dhe rivendosja e një regjistri për dhunën brenda sistemit shëndetësor.

    Lajmi Paraprak

    “Çmenduria” për Botërorin 2026, biletat për finalen shiten 2 milionë euro në faqen e FIFA

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtime pa frena, masat mungojnë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë