“Çmenduria” për Botërorin 2026, biletat për finalen shiten 2 milionë euro në faqen e FIFA

    Gara për biletat e finales së botërorit 2026 që do të luhet në 19 korrik në Metlife Stadium ka arritur në nivele surreale. Sipas Associated Press, në portalin zyrtar të shitjes së biletave të FIFA shfaqen 4 vende në unazën e parë pas porte me shifrën astronomike prej 2 299 998 dollarë(rreth 2 milionë euro) secili.

    Edhe pse FIFA nuk u kontrollon direkt çmimet e vendosura nga shitësit në Marketplace e saj, ky organizëm rregullon operacionin duke përfituar një komision prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi.

    Lista e çmimeve e kësaj platforme paraqet mospërputhje të mëdha, me vende në unazën e tretë që shkojnë nga 23 mijë në 138 mijë dollarë(nga 20 mijë në 118 mijë euro) në harkun e pak metrave, ndërsa biletat më ‘ekonomike’ për aktin e fundit të turneut kushtojnë 10923 dollarë(9500 euro)

    FIFA e ka mbrojtur modelin e çmimit dinamik duke e përcaktuar modelin në linjë me standardet e industrisë sportive amerikanoveriore dhe me synimin për të optimizuar shitjet dhe pjesëmarrjes përmes vlerës së merkatos.

    TCh/

    Lajmi Paraprak

    Mark Gashi, piloti i parë shqiptar i Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Mjekët prej vitesh e raportojnë në polici dhunën që pësojnë pacientët, ndërsa tani rastet do të regjistrohen në “Termini Im”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë