Mjeku Ismaili: Antibiotikët drejt humbjes së efektit

    Mjekët konsiderojnë se shifrat e larta për sa i përket përdorimit të antibiotikëve në të ardhmen do të kenë pasoja ngase përdorimi pa masë i tyre krijon rezistencë e cila është e lartë dhe në të ardhmen nuk do të ketë antibiotik të duhur për t`i trajtuar qytetarët kur kanë nevojë. Poashtu, mjekët konsiderojnë se më pas do të duhet që 30 vite të kalojnë që të largohet kjo rezistencë.

    “Edhe pse ekzistojnë shifra zyrtare, megjithatë jozyrtarisht ky numër është shumë më i madh i Antibiotikëve që janë përshkruar, flasim për vitin 2021 dhe kjo tendencë nuk është vetëm tek neve, por edhe në shtetet Evropiane dhe që janë të zhvilluara, ka keqpërdorim të antibiotikëve që shkruhen në masë të madhe, kur tek neve kjo është e patolerueshme që një numër aq i madh i antibiotikëve të jenë të përshkruar për qytetarët tanë. Kjo në të ardhmen do të na sjellë probleme të mëdha, shqetësime të mëdha që ne nuk do të kemi ilaç me të cilin do t`i trajtojmë pacientët tanë. Kur përdoren në masë të madhe dhe keqpërdoren antibiotikët, ato krijojnë rezistencë e cila është e lartë pastaj nuk do të kemi Antibiotik të duhur me çka do t`i shëronim qytetarët tanë. Një studim që kanë bërë norvegjezët flet se, nëse krijohet një rezistencë për një Antibiotik të caktuar më pas do të duhet që 30 vite të kalojnë që të largohet kjo rezistencë që pastaj ai Antibiotik të mund të ketë efekt të mirë ndaj organizmit të qytetarit”, deklaroi mjeku Bekim Ismaili.

    Por, pse janë shkruar kaq numër i madh i antibiotikëve. Mjekët, potencojnë frikën tek qytetarët nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore.

    “Një nga arsyet është se shumica e qytetarëve i marrin kokë më vete antibiotikët dhe ne çdo herë apelojmë që të konsultohen me mjekët amë. Poashtu qytetarët duhet që të mos frikësohen se nëse nuk i merr në kohë antibiotikët do t`i përkeqësohet gjendja shëndetësore. Unë, mendoj se më së shumti në këtë drejtim janë marrë dhe janë shkruar Antibiotikët. Poashtu e theksuar është kjo dukuri edhe tek fëmijët, ku prindërit nga frika që mos komplikohet gjendja e fëmijës së tyre e marrin kokë më vete që t`ju gjendet për çdo rast ai antibiotik”, thekson mjeku Ismaili.

    Sipas mjekëve, qytetarët kaq shumë kanë marrë antibiotik nga shkaku se njëri prej këtyre antibiotikëve nuk e ka kryer punën e vet për shkak se është krijuar rezistencë ndaj tyre.

    “Mjekët duhet që të jenë më këmbëngulës që mos shkruajnë direkt Antibiotik sepse dihet se viruset nuk shërohen nga Antibiotikët. Këta Antibiotikë shpëtojnë jetë dhe ne e kemi një armë të fortë kur bëhet fjalë për ndonjë infeksion më i rëndë që e komplikon gjendjen shëndetësore, në atë mënyrë ne i ndihmojmë pacientët tonë, ndihmojmë qytetarët tanë prandaj me siguri do të ketë edhe studime ku do të shohim se një numër i madh i antibiotikëve tashmë nuk veprojnë tek qytetarët”, sqaron mjeku tetovar Bekim Ismaili.

    Vetëm gjatë vitit 2021 qytetarët e Maqedonisë kanë blerë mbi 1 milion e 500 mijë antibiotikë, tregojnë të dhënat zyrtare të Fondit Shëndetësor. Derisa nuk dihet sa të tjera janë shitur pa recetë dhe pa mbulim nga Fondi Shëndetësor. Nga Oda Farmaceutike thonë se vitet e fundit përballen me shitje rekorde të antibiotikëve. Nga Oda Farmaceutike thonë se krahasuar me vendet e Evropës, në Maqedoni konsumimi i antibiotikëve është shumë më i lartë. Vlerësojnë se Ministria e Shëndetësisë duhet të organizojnë fushata ndërgjegjësimi për përdorim racional të antibiotikëve. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtimi rrit prodhimin e energjisë së gjelbër në RMV

    Lajmi i rradhës

    Mosndëshkimi forcon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë