Mjeshtrit në RMV “helm” të shtrenjtë

    Në Dibër dhe rrethinë ata që ndërtojnë ballafaqohen aktualisht me probleme rreth sigurimit të punëtorëve. Ata janë të pakët por problem është edhe mëditja që ata kërkojnë. Janë çmime marramendëse ditore që kërkojnë mjeshtrit dhe punëtorët e thjeshtë në sferën e ndërtimit. Pikërisht kjo situatë ka “prish” planet e disa familjarëve të cilët kanë patur ndërmend të investojnë duke ndërtuar objektet plotësuese në shtëpitë individuale por edhe tek investitorët që ndërtojnë objektet për banim kolektiv.

    Siç thonë investitorët, gjatë kësaj vere në Dibër problemi kryesor do të jenë angazhimi i punëtorëve në sferën e ndërtimit dhe çmimet e larta që ata i kërkojnë për tu angazhuar gjatë ndërtimeve.

    Këto ditë biseduam me disa investitor që kanë aktivitet në sferën e ndërtimit në Dibër. Ata thonë se problem është numri i vogël i punëtorëve por njëkohësisht edhe mëditjet e larta që ata i kërkojnë. Sot, në Dibër një mjeshtër kërkon mëditje afro 5 mijë denarë. Kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë, meqë me të vërtet çmimi i mëditjeve dukshëm është rritur. Një punëtor i thjeshtë sot në Dibër në sferën e ndërtimit nuk mund të sigurohet pa një pagesë prej 2 mijë denarë.

    Mjeshtri i njohur Ramadan V. thotë se çmimet e reja që kërkohen nga ana e investitorëve korrespondon me rritjen e çmimeve të përgjithshme nga kriza ekonomike. Ky mjeshtër i cili është i lindur në fshatrat e Zhupës dhe para 20 viteve ka migruar në Dibër, potencon se në sferën e ndërtimit nuk ka punë 12 muaj. “Punë për ne ka 7 muaj dhe gjatë dimrit parat që i fitojmë i harxhojmë”. Ai thotë se tani çmimet janë shumë të larta dhe për të mbijetuar familja e tij pesë antarëshe duhen para. “Jam i bindur se standardi dibran nuk ka fuqi që të paguajë këta shuma të larta por, kriza ekonomike ka bë të vetën”, tha ai. Biseduam edhe me një dibran i cili është punëtor i thjeshtë dhe angazhohet nga disa kompani të ndërtimit në aspekt sezonal. Agimi.S. është 42 vjeçar dhe rrjedh nga një familje e vjetër dibrane. Ai afro 10 vite merret me ndërtimtari si punëtor i thjesht. “Deri para dy vite mëditja e jonë ditore ishte 1000 deri në 1500 denarë. Tani mëditja është 2 mijë denar dhe mendoj nuk është shumë në krahasim me parat që marin mjeshtërit të cilët janë mjeshtër të fasadave, të qeramikës, të betonimit, etj”, shprehet ai.

    Disa nga kompanitë e ndërtimit në Dibër të cilët sigurojnë punëtor sezonal janë pesimist se mund të ndryshohet diçka në aspektin e uljes të çmimeve të punëtorëve në sferën e ndërtimit. Një nga investitorët që merret me ndërtimin e banesave kolektive potencon se gjatë sezonit veror duke filluar nga qershori duhet të filloj ndërtimin e një ndërtese kolektive. Por, siç thotë ai, është shumë rëndë të sigurohen punëtorët si mjeshtër ashtu edhe punëtor të thjeshtë. Burimi i njëjtë shton se ka mundësi të rriten më shumë çmimet e mëditjeve. Prandaj kohëve të fundit praktikohet edhe angazhimi i grupeve kolektive të firmave të ndërtimit për të realizuar punë në tërësi por duke mos u paguar kjo punë me mëditje. Pagesa bëhet në mënyrë paushalle dhe nëse bëhet analizë se sa përfitojnë këta kompani sipas investitorëve ata përfitime janë të mëdha. Pesimizmi për uljen e çmimeve në këtë sferë është edhe për shkak të vazhdimit të braktisjes së vendlindjes edhe nga punëtorët e ndërtimit të cilët kohëve të fundit angazhohen si punëtor në Gjermani. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

    Lajmi i rradhës

    Në 2021, rreth 600 mijë qytetarë në RMV ishin pjesë e korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë