Në 2021, rreth 600 mijë qytetarë në RMV ishin pjesë e korrupsionit

    Rreth 600 mijë qytetarë në 2021 ishin pjesë e veprimeve të ndryshme të korruptuara. Këtë e tregoi hulumtimi i MCMS. Edhe pse ky numër është zhgënjyes, megjithatë edhe më i zhgënjyes është fakti se vetëm 0,015% të rasteve mbaruan me aktakuzë.

    “Sipas raportit tonë që e kemi bërë për vlerësimin e korrupsionit, sipas këtij raporti, del se vetëm 0,015% të veprave që kanë të bëjnë me korrupsion në një farë mënyre, mbaruan me aktvendim për kryerësit. Si e kemi marrë këtë rezultat? Është e thjeshtë që të arrijmë deri te ky numër. Prej të gjithë personave që na kanë konfirmuar se në atë vit në një farë mënyre ishin përfshirë në një vepër të korruptuar, duke i treguar të gjitha mundësitë për vepra të korruptuara që mund të ndodhin,  del se 600 mijë qytetarë ishin përfshirë në 2021 në një vepër të korruptuar. Kur do ta shtojmë këtë aktvendimeve që janë të qasshme publikisht, merret kjo përqindje prej 0,015%”, tha Snezhana Kamillovska, OJQ MCMS.

    Zëvendësministrja e drejtësisë thotë se në raportin e gjysmëvjetorit të parë për vitin 2022 shkruan se për korrupsion kanë denoncuar 5 persona, denoncime që nuk janë për Ministrinë e drejtësisë, por për prokurorinë, inspektoratin e punës dhe ngjashëm. Në raportin e gjysmëvjetorit të dytë, kanë denoncuar dy persona. Sipas saj ky është numër shumë i ulët. Andaj parashtrohet pyetja si i motivojnë qytetarët që të denoncojnë korrupsion, nëse nga ana tjetër nuk procedohen rastet.

    “Shikoni edhe raportet e Antikorrupsionit. Për shembull, në vitin 2022 Komisioni ka ngritur 107 ose 117 raste, po them numra në mënyrë hipotetike, as një e treta prej tyre nuk kanë përfunduar me aktakuzë. Ndërsa, ka pasur dyshime, kanë ngritur procedurë, kanë përfunduar në prokurori dhe nuk është ngritur aktakuzë”, pohoi Viktorija Avramovska, zv.ministre e Drejtësisë.

    Përndryshe, Maqedonia është ranguar në vendin e 85 mes 180 vendeve në botë sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2022 në “Transparency International”

    Për dallim nga raporti i mëparshëm, shteti jonë ka shënuar progres për një pozitë. Maqedonia ka 40 pikë në shkallën në të cilën me 0 shënohet vendi më i korruptuar, ndërsa me numrin 100 si vendi më pak i korruptuar. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mjeshtrit në RMV “helm” të shtrenjtë

    Lajmi i rradhës

    Mitet e rreme rreth ushqimit dhe metabolizmit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë