Mlladen Çadikovski, edhe një mandat në krye të ShGM-së

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të shtunën (03.12.2022) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku pikë e rendit të ditës ishte edhe përzgjedhja e kryetarit. Të drejtën e votës e shfrytëzuan 458 anëtarë, 275 prej të cilëve votuan për kandidatin Mlladen Çadikovskin, kryetarin aktual, përcjell Nistori.

    Përmes Kuvendit Zgjedhor u zgjodh edhe anëtarësia e Bordi Drejtues, Bordi Mbikëqyrës dhe Këshilli i Nderit.

    Kuvendi filloi punën në ora 11:00 në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup. Pas votimit, ShGM-ja e publikoi fituesin.

    Përveç kryetarit aktual, Mlladen Çadikovskit, kandidaturë kishin dorëzuar edhe gazetarët Filjana Koka (53 vota) gazetare e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe nënkryetare aktuale e ShGM-së, por edhe Marjan Nikollovski (119 vota), redaktor në televizionin “Sitel”. Në fund rezultuan edhe 11 vota të pavlefshme.

    Lajmi Paraprak

    Jo kronika të “viktimizimit” për personat me aftësi të kufizuara!

    Lajmi i rradhës

    INVESTIMET E HUAJA NË FOKUS! Akuza të ndërsjellta pozitë-opozitë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë