MMPT: Në seancën e radhës propozojmë që të diskutohet koasi në komunikacion

    Komuna e Tetovës për nesër ka njoftuar se do të mbahet seanca e tretë e këshillit të komunës së Tetovës. Por, lista e pavarur “Më mirë për Tetovën” që veprojnë në këtë këshill nëpërmjet dy këshilltarëve të saj, propozon për nesër që të diskutohet kaosi në komunikacionin e qytetit, shkruan Nistori.

    “Këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën” propozojnë diskutimin e kaosit në komunikacion në mbledhjen e radhës së këshillit të komunës së Tetovës (10.12.2021, ora 10:00). Në bazë të nenit 24 nga Rregullorja e Këshillit të Komunës së Tetovës, kërkojmë që Këshilli i Komunës së Tetovës të ftojë Përgjegjësin për Siguri në Komunikacion nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë që të jetë prezent në mbledhjen e këshillit.” – thonë ga MMPT.

    Lista shton se në këtë mbledhje këshilltarët do të mund të parashtrojnë pyetje në lidhje me kaosin në komunikacionin në Tetovë, në veçanti pas situatës së krijuar me heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, realitet

    Lajmi i rradhës

    Politika nuk ka vend në futboll

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë