Politika nuk ka vend në futboll

    Hasim Baftijari

    Zëvendës kryeministri i parë shqiptar, përkundër gabimit që dikush tjetër ia besoi këtë funksion, presim që të tregojë dinjitet të një shqiptari, e jo si kjo paraqitja e sotme kur u pyet nga media për incidentin KF Shkupi – KF Shkëndija. Më saktë duke tentuar të minimizojë qëllimshëm dhe për rrjedhojë duke balancuar fajin sa i Shkupit, por edhe i Shkëndijës. Reagimi në opinion dhe deklarata e sotme e kryetarit të FFM-së, të gjitha këto aludojnë për një pafajsi të Shkëndijës, e jo siç tenton Grubi, duke relativizuar se kush më pak e kush më shumë, por fajet sipas tij i paskan të dy klubet. Edhe po ta mendonte këtë gafë të qëllimshme, Grubi kurrë nuk do të gabonte “më mirë” se sot.

    Grubi kurrë nuk duhej ta bënte këtë gabim, vetëm për faktin sesa i mirëpritur ka qenë nga klubi i zemrës së Tetovës, por edhe vetë Tetova. Ai kurrë nuk duhej ta bënte këtë gabim, vetëm për faktin se KF Shkëndija e mirëpret çdoherë atë dhe çdo politikan me nderimet më të larta. Ai kurrë nuk duhej ta bënte këtë gabim, përkundër faktit sesa antipati reflekton në opinion, por assesi nuk ka qenë i ofenduar apo i sharë nga publiku tetovar. Dëshmitar i kësaj mikëpritje është edhe lideri i tij. Ai edhe shumë HERË KURRË nuk duhet të sillet si “sherbudalla” për incidentin e lojës së djeshme që e shkaktoi klubi i Çairit së bashku me tifogrupin “Shfercerët”.

    Sidoqoftë, Artan Grubi nuk është më pjesë e tifogrupit “Tregtarët” apo siç i thonë ata në gjuhën maqedonase “Shfercerët” prej nga vjen, por tanimë si politikan duhet të qëndrojë jashtë futbollit, sepse politika askund në botë nuk gjen vend në futboll.

    Artani si politikan, duhet të sqarojë para opinionit nëse ka sjellë tregtarë armësh dhe mafiozë nga Turqia dhe nëse të njëjtit i ka bërë apo jo bashkëpronarë të KF Shkupi. Ai duhet të tregojë nëse u ka nxjerrë apo jo atyre edhe nënshtetësinë e RMV-së. Për çfarë bandash flas, opinioni e di fare mirë, e lëre më vetë Grubi. Ata njihen nga bota edhe për trukime të ndeshjeve në Turqi (rasti me Fenerbahce në vitin 2011, etj.), si dhe me veprimet e tyre kriminale ku kanë shkaktuar edhe falimentim të klubeve në Bosnjë (Celik Zenica) etj. Për këtë Grubi duhet të sqarojë opinionin për një lidhje të mundshme me ata dhe të japë përgjegjësi.

    Grubi është zv.kryeministër i vendit dhe jo vetëm i Shkupit. Ai duhet të ketë kujdes me deklaratat edhe kur flet për investime në sport, ku promovon investime në infrastrukturë sportive vetëm në komunat ku zgjedhjet i ka fituar BDI. Nëse ka pak integritet moral dhe përkrahje në Tetovë e Gostivar, duhet të mendohet mirë që të mos e humb edhe kjo fare pak që i ka ngelur.

    *Shkrimi jo domosdoshmërisht të jetë në përputhje me besimet e redaksisë së Nistori-t dhe poashtu redaksia nuk është përgjegjëse për shkrimin në fjalë.

    Lajmi Paraprak

    MMPT: Në seancën e radhës propozojmë që të diskutohet koasi në komunikacion

    Lajmi i rradhës

    Çmimi Nobel nderon dyshen e gazetarëve për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shtypit

    Lajme tjera

    Zgjimi europian

    Ditmir Bushati Konferenca për të ardhmen e Europës ishte një mundësi unike për qytetarët europianë për të debatuar…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë