Mobing në çerdhet në Manastir? Konjanovski: MPPS të ndalet me obstruksionet ndaj komunës së Manastirit

    Foto ilustruese

    Mobing dhe presione, e tillë është atmosfera në një pjesë të 9 objekteve që janë pjesë e çerdhes “Estreja Mara”, thotë kryetari i Manastirit Konjanovski i cili sot erdhi në Shkup për ta shprehur revoltën para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Në periudhën e fundit janë dorëzuar disa parashtresa në Komunën për shkak të sjelljes së drejtorit të këtij institucioni. Të punësuarit reagojnë edhe për mënyrën e zgjedhjes së anëtarit të Bordit drejtues duke thënë se ka parregullsi për shkak se është bërë pa prezencën e të gjithë anëtarëve dhe se mungesa e votave është plotësuar me votën e drejtoreshës. Anëtari i zgjedhur në mënyrë jolegale nuk është votuar nga këshilli i komunës së Manastirit. Të gjithë dokumentacionin komuna e ka dorëzuar deri te MPPS-ja, megjithatë në vend të përgjigjes i janë marrë kompetencat e kësaj çerdheje. Premtuam ndryshime të cilat pushteti qendror nuk i lejon, madje edhe në dëm të më të rinjve përmes procesit edukativ-arsimor, tha Konjanovski.

    “E pyes ministren nëse do t’i injorojë edhe më tutje parashtresat? Nëse do të lejojë që vullneti politik ta krijojë mënyrën e punës? Nëse të punuarit në mënyrë jolegale është ajo që e përkrah pushteti qendror? Pres që MPPS-ja të ndalet me obstruksionet ndaj komunës së Manastirit, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët“, tha Toni Konjanovski, kryetar i Manastirit.

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski: Qytetarët të mos shqetësohen, ushqim do të ketë

    Lajmi i rradhës

    Quint-i i zhgënjyer me vendimin e Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë