RASTI “RAMIZ MERKO” | Prokurori Abazi: Nuk komentojmë zhvillimet e DASh-it

    Prokurori i krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi i pyetur nga Alsat nëse pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për futjen e kreut të Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë do të ndërmerr hapa për shqyrtimin e konstatimeve nga raporti, ka deklaruar shkurt se “institucioni me të cilin udhëheq ai nuk ka kompetencë për të komentuar vendimet e DASh”

    Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dje caktuan kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, përgjithësisht si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore, kështu duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mosveprimi i ministrit Shaqiri çoi deri te thellimi i problemit me zgjedhjen e rektorit të ri të UT-së?!

    Lajmi i rradhës

    Lista e zezë amerikane, “zhduket” Ramiz Merko

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë