Motra dhe nëna e shesin vajzën me paaftësi mendore për shërbime seksuale

    Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas veprimeve të ndërmarra para hetimore, sot ka sjellë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj gjashtë personave. Katër nga të dyshuarit me dashje kanë kryer disa veprime që paraqesin kryerje të shumëfishtë të veprës së trafikimit me qenie njerëzore nga neni 418-të dhe dy të tjerët akuzohen se kanë kryer të njëjtën vepër, njofton Nistori.

    “Nga dhjetori 2021 deri në prill 2022, e dyshuara e tretë dhe e katërt – nëna dhe motra e viktimës veçanërisht të ndjeshme, kanë rekrutuar vajzën, duke keqpërdorur pozitën e tyre si familjarë më të afërt të viktimës mbi të cilët kanë kontrollë, por edhe kanë keqpërdorur paaftësinë e saj mendore. Më pas ajo iu dorëzua të dyshuarve të parë dhe të dytë të cilët e pranuan dhe e strehuan në shtëpitë e tyre për shfrytëzim seksual me ta dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, për çka nënës dhe motrës së të dyshuarës u janë dhënë para ose përfitime të tjera” – thonë nga Prokuroria.

    Viktima është gjetur nga zyrtarët policorë të MPB-së në shtëpinë e të dyshuarit të gjashtë, i cili e ka pranuar me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe punës për kompensim prej 5.000 denarësh.

    Prokurori kompetent, duke konsideruar se ekzistojnë kushte që tregojnë për domosdoshmërinë e caktimit të masës së paraburgimit. Në të njëjtën kohë, ekziston dyshimi se nëse të dyshuarit lirohen, ata mund të ndikojnë dhe kërcënojnë dëshmitarët e mundshëm, si dhe ta përsërisin veprën penale. Për të gjitha këto rrethana, prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup që të gjithë të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    CILA GJINI ËSHTË MË E PREDISPOZUAR TË JETË VIKTIMË E KRIMIT ONLINE?

    Lajmi i rradhës

    Inatet politike shtojnë ankthin e familjarëve të të pagjeturve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë