MPB ka ngritur kallëzim penal kundër kryetari dhe sekretarit të Komunës së Ohrit

    MPB-ja sot ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe sekretarit të Komunës së Ohrit, Aleksandar Kiteski, për shkak se nuk kanë vepruar sipas rregullave shëndetësore në kohën e epidemsë.

    Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër K.P (37) dhe A.K (37), të dy nga Ohri. Me 19 janar 2022, të akuzuarit janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv me covid-19, dhe në vend të izolimit në përputhje me vendimet për rekomandime parandaluese për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, të njëjtën ditë kanë marrë pjesë në manifestimin fetar publik”, thonë nga MPB.

    Nga VMRO DPMNE thonë se ky është rast i montuar politikisht.

    “VMRO-DPMNE  në Ohër dënon publikisht ndjekjen ndaj kryetarit Pecakov, ndërsa autoritetet heshtin për kryeministrin Kovacevski. E njoftojmë opinionin se këto janë raste të montuara politikisht për kryetarin Kiril Peçakov dhe sekretarin Aleksandar Kiteski. Saga vazhdon me kallëzime të nxituara dhe të pabaza penale nga SPB Ohër. Sipas një direktive partiake, ata nuk kanë pritur as t’u mbarojë izolimi, pavarësisht testeve negative që kanë marrë, ndaj i kanë thirrur për një bisedë informative. Pyetja është se si kanë arritur t’i mbledhin informatat dhe të dhënat pa deklarata, sidomos nga palët e interesuara, për të përpiluar kallëzimet penale dhe për t’ia dorëzuar prokurorit publik kompetent?”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së Ohër.

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Jam i bindur për rezultate optimiste nga vizita në Sofje

    Lajmi i rradhës

    Dervishova: Mjafton pesë ditë të qëndrojnë në izolim personat e infektuar me Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë