Grubi: Jam i bindur për rezultate optimiste nga vizita në Sofje

    Vetëm një javë pas vizitës së kryeministrit bullgar në Shkup, gatishmëria e shprehur për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në një dimension më konstruktiv dhe dinamik, po konkretizohet sot me mbledhjen e përbashkët mes qeverive tona në kryeqytetin bullgar, kështu është shprehur për opinionin zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi – në kuadër të vizitës zyrtare në Sofje të Republikës së Bullgarisë dhe me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dypalëshe mes dy vendeve, përcjell Nistori.

    Pas takimit, zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur shumë optimist për atmosferën positive dhe arritjen e shumë projekteve të përbashkëta mes dy vendeve.

    “Atmosferë shumë pozitive dhe mikëpritje shumë e ngrohtë nga kolegët tanë bullgar dhe tashmë sapo e përfunduam seancën e parë të komisionit për Kulturë, arsim e shkencë, rini dhe sport dhe turizëm dhe jam jashtëzakonisht optimist për arritjen e shumë projekteve të përbashkëta të cilët do të realizojmë në muajt para nesh, nënshkrimin e shumë memorandumeve bashkëpunuese midis dy paleve dhe vlerësoj që kjo seancë e komisionit por edhe e seanca plenare që do të pason do të jetë e suksesshme dhe jam i bindur për rezultate shumë optimiste nga gjithë kjo vizitë e jona në Sofje”, theksoi kështu Grubi.

    Gjatë takimit të grupit të punës janë përcaktuar prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, mesin e të cilave:

    • shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
    • përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
    • nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
    • organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
    • organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
    • intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
    • promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

    Mbledhja mes dy qeverive në Sofje është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjeve me interes të përbashkët që do të sjellin përfitime për popujt tanë dhe të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Radev: Bullgarët duhet të jenë në Kushtetutën e Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    MPB ka ngritur kallëzim penal kundër kryetari dhe sekretarit të Komunës së Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë