MPB me detaje për ngjarjet në ndeshjen Shkupi – Levski

    Ministria për Punë të Brendshme mbrëmë vonë ka dhënë detaje në lidhje me incidentet që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes në mes Shkupit dhe Levskit të Bullgarisë.

    Sipas MPB-së janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Prej tyre, tetë persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa nëntë për sjellje agresive ndaj policëve.

    Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj tifozëve do të pasojnë kallëzime adekuate.

    Gjithashtu janë ndaluar edhe dy tifozë të Shkupit, të cilët e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike.

    Ndërsa në lidhje me sulmin fizik ndaj shtetasve bullgar, për të cilët në ora 18:38 është denoncuar në rrugën “Cvetan Dimov”, ku edhe ka pësuar një shtetas bullgar D.A, MPB njofton se janë identifikuar edhe sulmuesit dhe se do të ngritën kallëzime penale.

    Lajmi Paraprak

    Gjithnjë e më shumë refugjatë të 2015-s të punësuar në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Përplasen sërish Kasami dhe drejtoresha e gjimnazit të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë