Muaremi shkarkoi Ruskovskën: Çdo keqpërdorim duhet të ndëshkohet

    Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka komentuar për Alsat vendimin e komisionit disiplinor për shkarkimin e prokurores Vilma Ruskovska. Ka qenë Muaremi ai që ka denoncuar, nisma e të cilit ka çuar në propozimin për shkarkimin e Ruskovskës.

    Ekspertiza dhe integriteti janë baza e çdo profesionisti dhe besoj se gjatë procesit të vendimmarrjes këto janë parametrat bazë që në këtë rast janë vlerësuar nga Komisioni”, tha Muaremi. Ai më herët ka akuzuar se Prokuroria për Krim të Organizuar e ka bërë kontrollin në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa pretendimet për mospërputhje janë vërtetuar edhe në raportin e posaçëm të prokurorit Lubomir Joveski.

    “Funksioni i prokurorit publik ekziston për të respektuar ligjin, për të mbështetur sistemin dhe efikasitetin e tij dhe anasjelltas. Çdo keqpërdorim duhet të sanksionohet dhe duhet të ketë përgjegjësi për çdo veprim të kundërligjshëm”, tha Arafat Muaremi.

    Komisioni Disiplinor ka konstatuar se ish-shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore dhe ka propozuar shkarkimin e saj. Në pritje të vendimit, Ruskovska u suspendua edhe nga puna, vendim të cilin ajo e quajti sulm ndaj ligjit dhe drejtësisë. Një kolege e saj u gjobit në rrogë për bastisjen e Policisë Financiare, ndërsa tjetra u lirua nga përgjegjësia.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski në Beograd: E paramendoj Ballkanin Perëndimor pa kufij dhe të integruar në BE

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët: Politikanët në RMV nuk i meritojnë pagat që i marrin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë