Mungesa e koncesionerit, shkak për ngecjen e shumimit të peshkut në liqenin e Dibrës

    Gjatë këtij viti në Liqenin e Dibrës është realizuar vetëm një shumim i peshkut. Mungesa e koncesionerit ka ndikuar drejtpërdrejt në numrin e shumimit të peshkut në ujërat e liqenit. Në ditët e fundit të muajit nëntor Ministria e Bujqësisë, ka bërë shumimin e peshkut të llojit Krap në liqenin e Dibrës. Sipas të dhënave të shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta” në Dibër vitet të tjera kur Liqeni ka patur koncesioner, edhe vet koncesionerët kanë bërë shumimin e peshkut në Liqenin e Dibrës. Gjatë këtij viti Ministria e Bujqësisë kishte paralajmëruar dhënien e koncesionit vetëm për peshkim sportiv dhe rekrim, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.

    “Në liqenin e Dibrës u bë shumimi me 400 kilogram peshk të llojit Krap. Është ky shumimi i vetëm gjatë këtij viti i Liqenit të Dibrës. Shumim tjetër nuk është bërë”, thotë për gazetën KOHA kryetari i shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta” në Dibër, Beli Haliti. Ai thotë se shoqata “Trofta” nuk ka bërë shumimin meqë nuk është koncesioneri i Liqenit. Ai shton se Ministria në fjalë e pastaj edhe Qeveria kanë vendosur që definitivisht të marrin parasysh kërkesat e komunës Dibër dhe të shoqatave të Dibrës që Liqeni të mos ketë koncesioner ekonomik por vetëm koncesioner për rekreim dhe peshkim sportiv.

    “Vite më parë koncesioneri ekonomik që ishte nga Struga faktikisht dëmtoi shumë fondin e peshkut duke gjuajtur pa asnjë kriter peshku në Liqe. Në këtë kohë faktikisht është bërë një dëmtim i madh i fondit të peshkut edhe atë i të gjithë llojit të peshkut. Prandaj përshëndesim vendimin e Qeverisë që të mos lejohet peshkim ekonomik në Liqenin e Dibrës, gjë që garanton rritjen e fondit të peshqve dhe përdorimin e liqenit vetëm për peshkim sportiv”, thotë kryetari i shoqatës “Trofta”.

    Kjo shoqatë ka konkurruar për marrjen e koncesionit për peshkim sportiv dhe rekreim dhe është duke pritur vendimin e Ministrisë.

    Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për shumimin e peshkut në ujërat e Dibrës dhe rajon, të potencojmë se në Lumin Radikë është bërë shumimi i Troftës autoktone edhe atë nga parkun Nacional i Mavrovës. Sipas të dhënave të drejtorit të parkut nacional të “Mavrovës”, Saimir Ajdini, ujërat në këtë rajon janë shumuar me peshk edhe gjatë sezonit vjeshtor. Ai thotë se në sezonin vjeshtor në Lumin Radikë është bërë shumimi me 100 kilogram Troftë autoktone, dhe me 200 kg troftë autoktone është shumuar Liqeni i Mavrovës, meqë koncesioner është Parku Nacional i Mavrovës.

    Mungesa e koncesionerit të Liqenit të Dibrës ka ndikuar negativisht në kontinuitetin e shumimit të peshkut. Dhënia e koncesionit sigurisht se do të ndikon edhe në shumimin e peshkut i cili bëhet disa herë gjatë një viti. Vet fakti që parku Nacional i Mavrovës ka koncesion në ujërat e territorit të parkut siç janë Lumi Radikë dhe Liqeni i Mavrovës, tregojnë qartë se ku ka koncesion edhe shumimi nuk ngec. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Çmim tavan për naftën ruse, BE kërkon të fikë ‘motorin’ e luftës së Kremlinit

    Lajmi i rradhës

    LUFTË PËR MBIJETESË | Një punë të dytë për harxhimet bazike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë