LUFTË PËR MBIJETESË | Një punë të dytë për harxhimet bazike

    Me vite të tëra, qytetarët e Maqedonisë detyrohen të mendojnë edhe për punë tjetër për të siguruar burim të të ardhurave. Tashmë në këtë kohë krize energjetike dhe inflacioni, qytetarët mënyrën e vetme për të siguruar të ardhura shtesë e shohin tek puna gjatë fundjavës ose pas orarit të rregullt. Këto obligime i shtyjnë ata që të jenë në garë me kohën, obligime nga të cilat vuan jeta personale, por edhe familja pasi kërkohet përqendrim më i madh për të kryer në kohë të gjitha detyrat e punës.

    “Në këtë kohë inflacioni dhe akoma më shumë, krizë socio-ekonomike dhe shëndetësore, frika është kthyer në emocion dominues dhe të zgjatur për shumë persona. Frika është një emocion i lindur dhe i dobishëm, që na ndihmon të mbijetojmë dhe të zhvillohemi në situata të ndryshme të cilat kanë zgjidhje. Por për fat të keq viteve të fundit po ndodh e kundërta, kërcënime të përditshme ndaj të drejtave elementare të njeriut, nevojës për shtëpi të ngrohtë, mungesë të kushteve bazike për punë, pasiguri për të ardhmen, frikë e vazhdueshme e pasigurisë financiare dhe asaj shëndetësore. Në këtë luftë për mbijetesë, për sigurimin e të ardhurave shtesë, shumica punojnë më shumë se 40 orë në javë që janë të parashikuara me ligj që përbën një rrezik serioz për shëndetin psiko-fizik të punëtorit. Thënë më konkretisht, puna jashtë orarit rrit rrezikun e depresionit, lodhjes kronike, stresit, ankthit, çrregullimit të gjumit dhe oreksit, hipertensionit, rrit edhe konsumin e alkoolit, cigareve si dhe substancave tjera”, shprehet psikologja Biljana Atanasovska.

    Sipas saj, është e mundur që një person të jetë i përqendruar nëse ka aftësi solide për organizimin e kohës dhe përcaktimin e prioriteteve.

    “Puna nga shtëpia ose online ka marrë një vrull të madh këto dy vitet e fundit, ka mjegulluar kufijtë ndërmjet punës dhe shtëpisë. Duke u përballur me atmosferën e re të punës dhe duke mos qenë në gjendje të del nga puna, njeriu ndihet i vetmuar mes punës dhe shtëpisë. Bashkëshortët thuajse aspak nuk shihen mes vete, veçanërisht nëse të dy punojnë jashtë orarit ose me turne, arsye që çon në largimin e tyre si dhe konfliktet e shpeshta. Nga këndvështrimi i fëmijëve, veçanërisht adoleshentët me të cilët kam punuar, duket sikur kanë gjithçka, gjëra që shpesh nuk u nevojiten ndërsa nuk kanë një nënë dhe një baba, gjë që më vonë sjellë pasoja në shëndetin e tyre psikik”, potencoi psikologja.

    Atanasovska këshillon se mënyra për të ndihmuar veten është të ndajmë kohë për veten dhe rrethin që na rrethon dhe kjo do të na ndihmojë për “të mbushur bateritë”.

    “Kudo që ka një hyrje ka edhe një dalje. Për të ndihmuar veten dhe për t’ia lehtësuar barrën, individi duhet të dijë se çfarë dëshiron që nënkupton vendosjen e qëllimeve dhe përafrimin e qëllimeve me prioritetet, duke kaluar përmes procesit të vetë-reflektimit dhe vlerësimit”, tha ajo. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e koncesionerit, shkak për ngecjen e shumimit të peshkut në liqenin e Dibrës

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoni, magjistra e doktorë të papunë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë