Rexhepi: Parku i Çairit në gjendje të mjerueshme, kemi plan konkret që ky park të jetë në nivelin e duhur

    Kandidati i Lëvizjes Besa në komunën e Çairit, Kastriot Rexhepi ka vizituar parkun e Çairit, gjegjësisht hapësirën më të madhe të kësaj komune. Ai u takua aty me banorët dhe prezantoi programin politik që do ta realizojë gjatë mandatit katër vjeçar, përcjell Nistori.

    “Ishim dëshmitarë se disa nga ulëset janë në gjendje të vështirë. Kishim komunikim direkt me qytetarët të cilët kanë ardhur këtu të rekreohen, ku na treguan kërkesat dhe ankesat e tyre, gjegjësisht për mosmirëmbajtjen e duhur të parkut të Çairit”, ka deklaruar Rexhepi.

    Ai u premtoi banorëve se ka një plan konkret për këtë park dhe se gjatë mandatit të tij që kjo hapësirë të jetë në nivelin e duhur, duke punësuar një rojtarë për kujdesin që mos ta dëmtojë parkun, tablo shahu dhe tablo ping-pongu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sejdiu: Në komunën e Zhelinës kemi bërë shumë punë, por asnjëherë nuk është mjaft

    Lajmi i rradhës

    Murseli: Është momenti që Tetovën ta bëjmë qytet të organizuar mirë, me strategji të qartë për zhvillim socio-ekonomik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë