Murtezani: Pse Lloga dhe ASh vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri nëse nuk mund ta heqin macen nga përsheshi?

    Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani në konferencë për media ka pyetur ministrin Krenar Lloga nëse është ministër apo është opozitar. Ai tha se nuk dëshiron të besojë se ai është bërë kukëll, përcjell Nistori.

    “Pas deklarimit të tij se ai nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal, duke e hedhur topin te zëvendësministrja, ne jemi sot këtu që ti themi se nëse vërtet nuk pajtohet me ato ndryshime dhe se zëvendësministrja e ka keqpërdorur mosprezencën e tij në seancën e qeverisë për ti kontrabanduar ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga ministria që ai e udhëheq, atëherë le të japë dorëheqje. Ai nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige edhe të jetë në pushtet dhe në opozitë”, ka deklaruar Murtezani.

    Ai ka shtuar së nëse vërtet zëvendësministrja e Drejtësisë, pa dijeninë e ministrit Krenar Lloga, i ka propozuar ndryshimet e Kodit Penal në seancën e qeverisë, “atëherë shtrohet pyetja se çfarë bën Aleanca në qeveri?”

    “Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri nëse nuk mund ta heqin macen nga përsheshi? A po e durojnë gjithë këtë poshtërim vetëm për tenderët e majmë në institucionet që i udhëheqin apo mos duan ta shtojnë ndonjë shtëpi të Taftalixhe? Nëse thonë se nuk kanë parë gjë e nuk kanë dëgjuar gjë, atëherë shtrohet pyetja se mos vallë ua ka zënë sytë korrupsioni, apo mos presin ti nxjerrin nga qeveria e këtë ta marrin vesh nga mediat?”, ka deklaruar Murtezani.

    Murtezani shtoi se Krenar Lloga, me shfajësime që sipas tij, më shumë ngjajnë në mashtrime, kërkon amnisti politike vetëm pasi BE-ja reagoi ashpër ndaj amendamenteve të Kodit Penal.

    “Meqë aq shumë e dashka drejtësinë, pse nuk e mbështeti amendamentin e Alternativa-s për mosvjetërsimin e korrupsionit politik? Por, shqiptarët nuk bien pre e dredhive të tilla. Kjo padrejtësi që po instalohet do të dënohet ashpër në zgjedhje”, shtoi më tej zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Radoiçiq: Vrasja e policit ishte aksidentale, nisëm një luftë mes dy palëve

    Lajmi i rradhës

    Antieuropianët vendosin për europianët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë