Antieuropianët vendosin për europianët

    Urim Hasipi

    Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, nuk mund të bëhebn bashkë për të dënuar agresionin e Serbisë në Kosovës. Ky është një mesazh i keq për vendet që aspirojnë në këtë union. Pavarësisht se pjesa më e madhe e shteteve të Ballkanit duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi, janë të përcaktuar se rruga e vetme në të ardhmen që duhet të ndjekin është rruga e integrimit në Bashkimin Evropian.

    Megjithatë, mos uniteti në këtë union, si duket jep mesazhe jo të mira dhe nuk i inkurajon këta vende që me gjithë mend t`i përvishen rrrugës së BE-së edhe pse një alternativë më të mirë nuk ka ende. Nëse këta vende, nuk i kanë qëndrimet unike për shtetin e Kosovës, si do të jenë unike në të ardhmen për problemet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të Luginës së Preshevës dhe të Malit të zi, ku ka me qindra e mijëra shqiptarë të shtypur nga regjimet e këtyre shteteve. Një pjesë e madhe e këtyre shteteve, kanë probleme të veta të brendshme dhe prandaj politika e tyre refletkohet në politikbërjen edhe të Bashkimit Evropian.

    Nuk kanë unitet për të dënuar një sulm terrorist, si një nga retorikat më të përkushtuara “në letër” të BE-së kundrejt terrorizmit. Padrejtësitë që i bëjnë këta shtete ndaj shqiptarëve, barten me automatizëm edhe tek Bashkimi Evropian, i cili vazhdon të jetë i padrejtë në këtë drejtim. Rikujtojmë se Bashkimi Evropian ende nuk i ka hjek vizat për qytetarët e Kosovës edhe pse të gjitha kushtet janë plotësuar. Hungaria nuk e ekstradon ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, më shpesh e viziton Beogradin se sa selinë e Bashkimit Evropian. Si mundet një shtet që është pjesë e Bashkimit Evropian, mban qëndrime pro ruse dhe pro serbe, të vendos për të ardhmen e këtre shteteve që janë puro evropiane.

    Anti evropianët vendosin për evropianët. Sepse, pjesa më e madhe e politikanëve në shtetet e Ballkanit, përjashto Serbinë, kanë orientim strategjik të tyre integrimin në Bashkimin Evropian, qoftë ata që janë në pozitë qoftë ata që janë në opozitë. Bashkimi Evropian ka anëtare të saj vende të cilët janë më shumë kundër Evropës dhe punojnë kundër interesave të këtij unioni, por qëndrojnë aty për të përfituar materialisht nga potencialet që ka ky Union. Pra, paratë e Evropës i duan por jo edhe poltikat që promovon ajo. Prandaj, në këtë vijë, apo në këtë aspekt është edhe qëndrimi i politikës së jashtme të Spanjës e cila ende nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj, kanë vënë në rrezik paqen e brishtë në veri të Kosovës, duke lejuar Serbinë të veprojë me struktura të saja paralele në një shtet tjetër.

    Çfarë do të bënte Spanja, nëse Katalonia do të tentonte një gjë të tillë të ndërmarrë atje. A do të ishte i butë Josep Borelli si me Beorgadin. Shtetet e fuqishme, duhet që të ndërtojnë politikë tjetër të re të Evropës dhe vendet që kanë probleme brenda tyre duhet që të mos angazhohen në misione diplomatike sidomos në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.Paramendoni sikur ndërmjetës të jetë një Hungarez në një konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve në të ardhmen, apo Serbëve dhe Bosnjakëve.

    Çfarë mund të ofrojnë ata ndërmjetësues përveçse të mbajnë anën e agresorëve. Për evropën e shekullit të kaluar mos foli, sepse ajo asnjë konflikt nuk ka mundur të ndalojë pa prezecën amerikane. Madje, ata edhe kanë lejuar masakra, që tani dihen botërisht. /Nistori/

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Murtezani: Pse Lloga dhe ASh vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri nëse nuk mund ta heqin macen nga përsheshi?

    Lajmi i rradhës

    Kurti i kërkon ndihmë më të madhe ShBA-së kundër planeve luftarake të Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë