Musk: Tesla bëri gabime të rëndësishme kur llogariti koston e “Kulmit Solar” të saj

    Në deklarimin e fitimeve për tremujorin e parë të hënën, drejtori ekzekutiv, Elon Musk iu përgjigj një pyetjeje pse Tesla kishte ngritur çmimin e “Kulmit Solar” me deri në 70% për klientët në pritje të instalimit.

    “Ne zbuluam se në thelb kemi bërë disa gabime domethënëse në vlerësimin e vështirësisë së vendosje së kulmeve të caktuara”, tha ai, duke shtuar se “kompleksiteti i kulmeve ndryshon në mënyrë dramatike”.

    “Disa çati janë thjesht dy herë ose tre herë më të lehta se çatitë e tjera. Kështu që thjesht nuk mund të kesh një situatë të njëjtë”, ka thënë ai.

    “Nëse një çati ka shumë protuberanca, ose nëse çatia – një lloj strukture thelbësore e çatisë është kalbur ose nuk është mjaft e fortë për të mbajtur Kulmin Solar, atëherë kostoja mund të jetë dyfish, ndonjëherë tre herë më e lartë se ajo fillestare nga ajo që u tha”, shtoi ai.

    Ai tha se pavarësisht rritjeve të çmimeve, kërkesa për “Kulmin Solar” mbeti e lartë. 

    Lajmi Paraprak

    Oftamologët këshillojnë: A duhet që bebja të mbajë syze dielli?

    Lajmi i rradhës

    Gurët në veshka, simptomat dhe disa mënyra parandalmi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë