Vuçiq: A jam homoseksual që nuk i kam vendosur sanksione Rusisë dhe që nuk e kam njohur Kosovën? Jam!

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë për televizion TV Prva, ka folur para pritjes së tij në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    “Mendoj që sanksionet nuk është mirë t’i vendosim, pasi e dimë mirë kush na i pati vendosur neve. Nuk e kam problem t’ua shpjegojë njerëz kur do të jetë momenti i duhur për këtë, por Serbia deri më tani ka treguar se ka fuqi të mjaftueshme dhe mençuri që t’i rezistojë presionit. Disa po më sulmojnë duke thënë se ‘Vuçiq me kokëfortësi po këmbëngulë që të mos i vendosë sanksione Rusisë’”, shtoi presidenti serb, transmeton Telegrafi.

    Duke folur për thirrjet që janë bërë nga tribuna e stadiumit për të cilin gazetarja e pyeti nëse i konsideron të tepruara që tifozët e klanit të Veljko Bellivukut i bënë, Vuçiq tha: “Është një porosi nga Serbia. Natyrisht se nuk kanë bërtitur të gjithë, por mjafton që ishin një e treta. A jam homoseksual që nuk i kam vendosur sanksione Rusisë? Nëse është kjo në pyetje, atëherë në rregull. A jam homoseksual që nuk e kam pranuar njohjen e Kosovës? Edhe kjo është në rregull.

    Vuçiq foli edhe për pritjet e tij në takimin e 21 nëntorit në Bruksel me Kurtin.

    “Do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, shtoi Vuçiq. 

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon marrja në pyetje e gjashtë huliganëve të tjerë në Kumanovë

    Lajmi i rradhës

    Dorëzohen kapitenët e Kombëtareve europiane para FIFA, nuk do ta bartin shiritin me ngjyrat e ylberit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë