Myslimani që i “shërben” kishës, kujdeset për “Shën Mitrin” e harruar nga shteti (Video)

    Edhe pse daton që prej disa shekujsh, kisha e Shën Mitrit në fshatin Drobonik prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Muret e rrënuara, inerte të hedhura në brendësinë e mureve të kishës e kanë zbehur bukurin e afreskeve të cilët tashmë janë zëvendësuar me parulla e shkrime përgjatë viteve.

    I vetmi që po kujdeset për këtë kishë është 75-vjeçari Demir Nazari, i cili edhe pse i përket besimit mysliman si gjithë pjesa tjetër e fshatit Drobonik, shërbimet karshi kishës i ka bërë në mënyrë vullnetare.

    “Gjatë regjimit që u prish, u katandis, vajti në këtë gjendje kështu, pastaj filluan ta rregullojnë afërsisht sa u ngrit në këmbë, sa i bënë çatinë, çatinë e bënë të rregullt, tani s’ka vënë dorë asnjëri. Ka ardhur dhe Anastasi këtu, kryepeshkopi i Shqipërisë dhe na premtoi që do bënte dhe nuk bëri gjë hiç”, thotë 75-vjeçari.

    Nazëri pohon se gjatë viteve të komunizmit ambientet e kishës u përdorën si magazinë e kooperativës bujqësore.

    “Mbas prishjes nga sistemi, s’e mbaj mend kur u prish në ‘68 a ‘67 dhe kështu ka ngelur kjo, u bë magazinë plehu, e përdori ferma si magazinë plehu. Pastaj kur u hapën këto, u rregullua, unë e pastrova në mënyrë personale se kisha shtëpinë këtu dhe vinin fëmijët”, tregon ai.

    Demiri, i cili njihet dhe me emrin Vangjel, së bashku me pjesën tjetër të fshatit Drobonik i përkasin besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndaluar ata që t’i shërbejnë e të kujdesen për ato pak gjëra që i kanë mbetur kishës së Shën Dhimitrit.

    “Unë vetë jam mysliman, e kam kthyer emrin e kam bërë Vangjel se isha në Greqi dhe më kërkonin dokumentet kështu ata, por me origjinë jam mysliman”, tregon 75-vjeçari.

    Në qytetin e Beratit jetojnë një numër i madh i qytetarësh që i përkasin besimit ortodoks. /EN/

    Lajmi Paraprak

    Kukësi – qyteti i vetëm në botë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqe

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja Popovska: RMV nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë