Narko-grupi nga Gërçeci i Shkupit pranon fajin

    Narko grupi nga Gërçeci e pranoi fajin dhe bëri marrëveshje me prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria sot tha se pasi të shtatë të pandehurit për trafik droge i panë provat kundër tyre, vendosën të dakordohen ndërsa gjykata i shpalli fajtorë.

    Një person është dënuar me pesë vjet burg, dy deri në tre vjet e gjashtë muaj dhe katër të tjerë deri në tre vjet burg. Më herët, shtatë persona të tjerë, ose gjithsej 14 anëtarë të grupit nga Gërçeci, u deklaruan fajtorë dhe u dakorduan me shtetin që ta pranonin se ishin pjesë e një grupi të organizuar që merrej me lëndë narkotike. Aksioni “Mali” u krye nga policia në fund të marsit të këtij viti. Por prokurorët thonë se operacioni u prish dhe se bosët kryesorë të drogës nuk u arrestuan. Ministria e Brendshme lëshoi ​​urdhër arreste ndërkombëtare kundër gjashtë personave që u arratisën.

    Lajmi Paraprak

    Trajtimet natyrale kundër djegies nga dielli

    Lajmi i rradhës

    Institucionet vazhdojnë të blejnë vetura të reja në vend të automjeteve kundër zjarreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë