NATA E VITIT TË RI – festë me dehje, rrahje dhe aksidente

    Dehje, rrahje dhe lëndime nga një aksident – janë shkaqet për të cilat pati thirrje nga qytetarët në Ndihmën e Shpejtë gjatë ndërrimit të motmoteve.

    Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe më së shumti thirrje ka pasur për shkak të dehjes, ndërkaq më pak për shkak të rrahjeve dhe një aksidenti trafiku.

    “Në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë ka pasur rreth 50 thirrje, numri më i madh kanë qenë pacientë që kanë qenë të alkoolizuar, më pak pacientë pas përleshjes fizike dhe më pak nga një aksident tragjik”, njoftoi ministri Filipçe para Klinikën Gjinekologjike ku njoftoi për lindjet e para në vitin 2022.

    Ndihmë qytetarët kanë kërkuar edhe në Klinikën e Toksikologjisë. Mbrëmë janë pranuar 17 pacientë. 11 janë pranuar për shkak të dehjes dhe pas trajtimit të gjithë janë mirë.

    Lajmi Paraprak

    VITI 2022 PA QESE PLASTIKE – ambientalistët e mirëpritën vendimin, por jo edhe industritë

    Lajmi i rradhës

    Viti 2022 – shpresë për përmirësimin e ekonomisë dhe zhdukjen e virusit Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë