VITI 2022 PA QESE PLASTIKE – ambientalistët e mirëpritën vendimin, por jo edhe industritë

    Gazetare | Sumeja H Jakupi

    Nga 1 dhjetori 2021 Maqedonia e Veriut ndaloi përdorimin e qeseve plastike. Qeset plastike nuk do të prodhohen më, ndërsa për ato biodegradueshëm qytetarët tani detyrohen të paguajnë nga 15 denarë, njofton Nistori.

    Kjo nismë për shkak se qeset plastike e ndotin mjedisin. Për mjetet nga qeset e shitura, tregtarët mbajnë evidencë në baza tremujore, ndërsa të ardhurat do të shkojnë në një llogari të veçantë të autoritetit mjedisor.

    Ligji për menaxhim të paketimit dhe mbetjet e paketimeve, në bazë të të cilit parashihet zgjidhje për reduktimin në tërësi të qeseve të plastikës nuk është se u mirëprit nga qytetarët, por edhe nga pronarët e kompanive për prodhimin e qeseve plastike. Ata u deklaruan se ligji është miratuar pa u konsultuar me sektorin privat dhe prek të gjithë industrinë.

    “Me Rregulloren e re për standardet e biodegradueshmërisë që duhet të plotësojnë qeset për mbajtjen e mallrave, mënyrën e vendosjes në treg të qeseve të biodegradueshme nga tregtarët, si dhe formën dhe përmbajtjen e formularit të regjistrimit, përdorimin e qeseve okso-biodegradueshme, mbetet deri më 1 qershor 2023 dhe më pas duhet të zëvendësohet me biodegradues. Për të siguruar që kërkon investime shtesë, trajnimi i stafit dhe afatet e dhëna janë shumë të shkurtra. Krahasuar me Gjermaninë, ku u miratua një ligj në vitin 2015, i cili iu dha prodhuesve 7 vjet afat për të përshtatur dhe konvertuar biznesin e tyre. Po ashtu, në asnjë vend nuk janë tërësisht të ndaluara qeset më të holla nën 15 mikron që përdoren për madhësinë e frutave dhe perimeve, ashtu siç është në vendin tonë”, tha Eli Kaçeva, kryetare e Grupit. (2 dhjetor 2021).

    Millena Ivkovska deklaroi se shtrenjtimi i qeseve të plastikës do ta detyrojë atë të mbajë me vete qese nga pëlhura, për të mos paguar 30 denarë për dy qese të plastikës. Me aq para sa kushtojnë ato, thotë se do të blejë një bukë.

    Aleksandra Andreeva, nga Lidhja e Odave Ekonomike thekson, se Ligji i ri me të cilin hiqen nga përdorimi qeset plastike rrezikon kompanitë që merren me prodhimin e tyre, gjë që vë në pikëpyetje vendet e punës.

    Nga ana tjetër, ambientalistët mirëpresin vendimin për qeset plastike, por mungojnë fabrikat e riciklimit, gjegjësisht vendi ynë nuk ka kushtet e duhura për trajtimin e qeseve të bio-degradueshme.

    “Kushte të tilla në vendin tonë nuk ka për momentin. Ato që i quajmë qese të bio-degradueshme kanë additive/ suplemente që aktivizohen përmes energjisë diellore. Megjithatë nga mënyra si grumbullohen mbeturinat në deponitë tek ne, ai aditiv nuk aktivizohet aspak. Si rezultat ato qese që I quajmë të biodegradueshme, nuk degradohen aspak, mirëpo qëndrojnë në deponi ashtu siç janë, bashkë me mbeturinat tjera, siç i hedhin.”- deklaroi Davor Pehçevski- “Eko svest”.

    Ndryshe me ndalimin e qeseve të plastikës 28 kompani do të ndërpresin punën me prodhimin e të njëjtave dhe 550 persona rrezikojnë të mbesin pa punë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PSE DARKA JUAJ KUSHTON MË SHTRENJTË?

    Lajmi i rradhës

    NATA E VITIT TË RI – festë me dehje, rrahje dhe aksidente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë