Ndalohen në aeroportet e RMV-së mbi 40 persona të cilët kishin vendim për izolim

    Shërbimet intelegjente nga Administrata Doganore me ndihmën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor si dhe nëpërmjet policisë kufitare, parandaluan 48 persona që kishin vendim izolimi, gjegjësisht nuk kishin të drejtë të largohen nga vendi nëpërmjet aeroporteve të Shkupit dhe atë të Ohrit, përcjell Nistori.

    “Departamenti i Inteligjencës brenda Sektorit për Kontrollin dhe Hetimin në Administratën Doganore në bashkëpunim me Oficerët Doganorë nga CI Aeroport, SSHI, Policia Kufitare dhe operatori i aeroportit TAV, në periudhën nga maji 2021 e deri më sot, ka regjistruar dhe ndaluar 48 personat që u përpoqën të largohen nga vendi përmes Aeroportit të Shkupit, dhe njëkohësisht ata janë të regjistruar në listën e SSHI si persona të infektuar me Covid-19 me vendim për izolim ”, tha Dogana.

    Ky kontroll i udhëtarëve të regjistruar për trafikun ajror kryhet me vendim të Qeverisë së dhe vazhdon të kryhet në dy aeroportet në Shkup dhe Ohër duke kaluar listat e udhëtarëve me listën e SSHI të cilëve u është dhënë një vendim për izolim nga infektimi me Covid-19.

    “Për këtë qëllim, përdoret sistemi RAVIO, i cili automatikisht zgjedh dhe identifikon këta njerëz. “Pas identifikimit të personave, ata u dorëzohen shërbimeve të sigurisë në Aeroporte, të cilat veprojnë më tej sipas autorizimeve të tyre,” shtoi administrata./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    AI: Armët serbe në duart e grupeve të armatosura në rajonin afrikan Sahel

    Lajmi i rradhës

    Subvencionimi i ushqimit për studentë, aplikimi deri të martën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë