Ndërtimet e reja të kulturës në RMV zgjasin me vite, të vjetrat drejt shkatërrimit

    Godinë e vjetër në Tetovë / Fotografia: Lirim Shabani

    Ndërsa ndërtimi i godinave të reja të kulturës po zgjat me vite, të vjetrat janë duke u shembur, pasi prioritetet në kulturë ndryshojnë spontanisht dhe nuk janë vendosur kurrë në mënyrë decizive. Kështu kanë reaguar nga Sindikata e kulturës në mbështetje të grevës së punonjësve të Filarmonisë, që erdhi si pas vendimit të Ministrisë së kulturës që në të njëjtin objekt të vendoset edhe një tjetër institucion – ai Orkestrës së xhazit.

    Protestat kanë rinisur këtë fundjavë me paralajmërimin se do të përshkallëzohen. Protesta  nga punonjësit e Filarmonisë është një prej zinxhirit të protestave që janë zhvilluar gjatë muajve mars dhe prill nga punonjësit e tjerë të kulturës. Kërkesat për rritjen e pagave, ndërtimin e objekteve të reja…, punonjësit e kulturës i kanë artikuluar përmes paralajmërimeve për bojkot, protestave përpara qeverisë, ministrisë.

    “Protesta e punonjësve të Filarmonisë Kombëtare është rezultat i funksionimit të paplanifikuar, joprofesional dhe jotransparent të Ministrisë së Kulturës dhe vendimmarrjes pa analiza serioze, dialog e mbi të gjitha debat publik”, thuhet në reagim.

    Nga Ministria e Kulturës deklarojnë se janë duke punuar intensivisht për një zgjidhje sa më të shpejtë.

    “Besojmë se së shpejti, do ta kuptoni se me vendimin për të qëndruar përkohësisht muzikantët e xhazit në Filarmoni deri në rregullimin ligjor të institucionit të tyre, askush nuk ka pasur ndonjë motiv të fshehtë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.

    Por Sindikata e Kulturës vë në duke se janë të tmerruar nga situata e imponuar.

    “Nga përvoja e dimë se kur kushtet e punës, sidomos në objektet ku ndodhen dy institucione, të përkeqësohen deri në mosfunksionim, atëherë zgjidhja e problemit të imponuar do të bjerë mbi kurrizin e punonjësve të kulturës, të cilët si gjithmonë do të lihen vetëm për ta menaxhuar. Prej vitesh presim godinat e reja të institucioneve ndërsa ato ekzistueset po shemben. Nuk ka punësime dhe promovime të reja aty ku janë më të nevojshme. Prioritetet ndryshojnë spontanisht dhe të paktën deri më tani ato nuk janë vendosur kurrë në mënyrë të vendosur në kulturë”, thonë nga Sindikata. Ata i kanë apeluar MK  të zgjidhë situatën, pasi krijoi një përçarje mes kolegëve me një qasje joserioze ndaj problemeve, kur standardet dhe modelet profesionale për funksionimin e filarmonisë kombëtare dhe të llojeve të ndryshme të orkestrave janë vendosur prej kohësh.

    Projektet e për ndërtimin e objekteve të reja të kulturës po zgjasin me vite. Në një situatë e ngjashme është për Teatrin e Tetovës i cili që prej themelimit funksionon brenda Qendrës së Kulturës, së bashku me Bibliotekën e qytetit. Ndërtesa e re vazhdon të ndërtohet prej gati një dekade. Rikonstruktim i Teatrit Shqiptar në Shkup po ashtu zgjati tej parashikimeve, ndërsa ndërtimi i objektit të Teatrit Turk në Shkup, po ashtu nuk ka përfunduar ende. /koha/

    Lajmi Paraprak

    NUK GJENDEN SHITËS DHE PASTRUES | As 330 euro nuk bëjnë punë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Shumica e maturantëve në RMV do të vazhdojnë shkollimin superior

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë