Ndihma për nxënësit, shkakton kaos në institucione dhe nervoz te prindërit

    Radhë të gjata dhe turma në Agjencinë e Punësimit. Prindërit përpiqen të marrin dokumentet e nevojshme për të siguruar ndihmë shtetërore për nxënësit. Afatet e shkurtra shkaktuan kaos, por edhe nervozizëm mes prindërve. Ky imazh provokoi gjithashtu komente ironike në rrjetet sociale, se prindërit do të shpenzonin më shumë para për të mbledhur dokumente, se sa që është shuma e ndihmës shtetërore. Reaguan edhe nga iniciativa “Libra dhe mësim patjetër të ketë”, nga ku thonë se reagojnë ndaj dokumentacionit të numërt dhe afateve të shkurtra.

    “Këto të dhëna mund t’i marrin, ose nga DAP dhe Qendra për Kujdeas Social, ku është e qartë se cili prind, sa të ardhura merr”, deklaroi Dragana Spasevska – Nisma “Libra dhe mësim duhet të ketë” .

    Pas reagimeve publike, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri nëpërmjet facebookut njoftoi për lehtësimin e procedurave

    “Me qëllim të lehtësimit të procedurës për shfrytëzimin e së drejtës për mbështetje monetare, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të ardhurat prindërore të të cilëve nuk i kalojnë 50.000 denarë, si dëshmi e të ardhurave për të papunët do të mund t’i bashkëngjitni Pasqyrat financiare nga bankat, ku keni llogari transaksioni për muajin e fundit para aplikimit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Nga nisma “Libra dhe mësim duhet të ketë”, thonë se vendimi për të ndihmuar nxënës të kategoriove të caktuar ishte gjithashtu diskriminues. Ata kërkojnë, që të reagojë Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe më tej do të paraqesin parashtresë te ata.

    Sipas vendimit të qeverisë, një ndihmë financiare prej 1200 denarësh do t’u paguhet nxënësve të shkollave fillore, dhe 1800 denarë nxënësve të shkollave të mesme, prindërit e të cilëve kanë të ardhura mujore deri në 50,000 denarë. Afati i aplikimit për ndihmë shtetërore është deri më 25 dhjetor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LEN: BDI-ja sponsorizon ikjen e shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    MMPT vendos 50 shporta për mbeturina në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë