MMPT vendos 50 shporta për mbeturina në Tetovë

    Nisma “Më Mirë për Tetovën” sot nëpër Tetovë ka vendosur 50 shporta për mbeturina. Shportat u vendosën përgjatë bulevardit të Ilindenit, nga rrethrrotullimi i sheshit Iliria deri tek rrethrrotullimi që dërgon për te rruga industriale, në të dy anët e rrugës, shkruan Nistori.

    “Shportat janë instaluar në përputhshmëri me Programin e Komunës së Tetovës për vendosjen e pajisjeve urbane për vitin 2023. Edhepse insistimi jonë ishte që ky projekt të realizohet bashkërisht me autoritetet komunale, ata zgjodhën rrugën e sabotazhit për arsye që vetëm ata e dinë. Kjo qasje e tyre na detyroi që e gjithë procedura në teren të realizohet nga ana jonë me sukses. I lusim qytetarët të kujdesen për pastërtinë e qytetit dhe t’ua lehtësojmë punën puntorëve të NPK, të cilët i mirëpritën instalimet e këtij lloji dhe na inkurajuan që të vazhdohet me projektin “Më pastër për Tetovën!”, shkruan MMPT.

    Ndryshe, ky ishte premtim i dhënë i MMPT para zgjedhjeve lokale të vitit 2021 në lidhje me pagat e këshilltarëve të tyre. Me rrogat e dy ish-këshilltarëve të tyre, më 15 gusht 2022 u dhuruan 50 shporta për mbeturina për Tetovën. Kujtojmë opinionin se, Komuna e Tetovës ende nuk ka dhënë udhëzime në lidhje me instalimin e shportave të cilat u dhuruan si donacion nga nisma e pavarur.

    MMPT garoi me listë këshilltarësh në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe siguroi dy këshilltarë, ndërsa në vitin 2022 Këshilli komunal i Tetovës shkoi përsëri në zgjedhje për shkak të mos mosmiratimit të llogarisë përfundimtare deri më 31 mars 2022 ashtu siç parashikohet me ligj dhe MMPT për një numër të vogël votash nuk arriti të sigurojë asnjë këshilltar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndihma për nxënësit, shkakton kaos në institucione dhe nervoz te prindërit

    Lajmi i rradhës

    Diskriminimi s’e shuan etjen e të rinjve romë, ashkalinj e egjiptianë për punë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë