NDRYSHIMET NË KODIN PENAL | Saratsin: Jam i habitur, e bënë brenda natës

    I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin, ka deklaruar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se është habitur nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal. Sipas tij, kjo nuk është normale, ndryshimet u bënë brenda natës, si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

    “Së pari u befasova. I bënë brenda natës. Unë mund të flas vetëm për veten time dhe për Gjermaninë. Ishim vërtet shumë të befasuar. Më pas u përpoqëm të zbulonim kontekstin e vërtetë dhe të kishim njohuri bazë rreth temës. Sinqerisht, ne nuk kemi krijuar ende një mendim”- tha Saratsin.

    Sipas Saratsinit ky është një ndryshim i madh në Kodin Penal.

    “Shumë raste do të trajtohen sipas kodit të ri. Është mirë të modernizohet sistemi penal. Ndryshimet në sistemin penal mund të jenë të nevojshme, por mosndëshkimi nuk është një opsion. Unë besoj në këtë. Maqedonia e Veriut ka një kuptim të qartë të sundimit të ligjit, është gjithashtu pjesë e procesit të zgjerimit. Nëse kryhen krime, sidomos nëse janë në domenin e shtetit ligjor… dhe veçanërisht nga politikanët… mosndëshkimi nuk është një opsion. Është kundër procesit të integrimit evropian”, shtoi Saratsin.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria me strategji për rritjen e transparencës

    Lajmi i rradhës

    Fytyra e mëkatit tonë kolektiv!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë