Ndryshimi i gjinisë | A ka mundësi për keqpërdorim nga personat që ndiqen penalisht?

    Të martën para deputetëve të Komisionit për Sistem Politik duhet të vijë në rend debati për Ligjin për Evidencën Amë, me të cilin jepet mundësi që një person ta ndryshojë gjininë edhe në dokumentet e tij personale. Në shpjegimin e ndryshimeve të ligjit, thuhet se personat transgjinor të cilët tashmë kanë filluar procedurë mjekësore për ta ndryshuar gjininë, janë në situatë e cila nuk e reflekton identitetin e tyre.

    “Vakumi ligjor kontribuon në miratimin e vendimeve arbitrare me të cilat institucionet kompetente në të njëjtën situatë ose situata të ngjashme marrin vendime krejtësisht të kundërta, gjë që cenon sigurinë ligjore të personave transgjinor. Ata të cilët tanimë kanë filluar me ndryshimin mjekësor dhe akoma nuk kanë dokumente për identifikim personal të cilat nuk e pasqyrojnë pamjen e tyre aktuale, identitetin gjinor dhe shprehjen gjinore, janë lënë në harresë për një kohë të pacaktuar”, qëndron në propozim-ligjin për evidencën amë.

    Por, shpjegimi i këtillë nuk është pasqyruar edhe në nene. Nëse në arsyetim thuhet se kjo bëhet që të tejkalohet problemi me personat që kanë filluar me transformimin mjekësor, në Nenin 19-b nuk është cekur nëse do të kërkohet dokument i cili do të dëshmojë se këta persona kanë filluar procedurë për ndryshim të gjinisë.

    “Kërkesa për njohjen ligjore të gjinisë dorëzohet personalisht ose përmes autorizuesit deri te Drejtoria. Në procedurën për njohje ligjore të gjinisë nuk do të kërkohet dorëzimi i dëshmive për procedurë kirurgjikale për rishpërndarje të tërësishëm ose të pjesshëm të gjenitaleve, terapi hormone ose çfarëdo qoftë trajtim tjetër psikiatrik, psikologjik ose mjekësor të parashtruesit të kërkesës”, thotë neni 19-b i propozim-ligjit për evidencën amë.

    Në propozim-ndryshimet e Ligjit shkruan se personi i cili do të kërkojë ndryshim ligjor të gjinisë, këtë mund ta bëjë vetëm me një deklaratë të verifikuar te noteri, në të cilën do të deklarohet lidhur me gjininë e tij. Edhe pse në këtë deklaratë duhet cekur se ndryshimin nuk e bën për shkak të ndonjë vepre penale, megjithatë ka një paqartësi. Çka nëse në ndërkohë personi e ndryshon gjininë, por ka kryer vepër penale, në ç’mënyre autoritetet kompetente do të vërtetojnë se bëhet fjalë për personin e njëjtë, duke pasur parasysh se personi e ndryshon edhe numrin amë dhe merr identitet tjetër?!

    Deklaratë nga kërkuesi për njohje ligjore të gjinisë e përpiluar në noter në formë të akt-noteri se identiteti gjinor nuk është në përputhje me gjininë që figuron në Evidencën Amë në momentin e lindjes dhe se ndryshimin e emërimit të gjinisë nuk e bën për shmangien e detyrimeve ligjore dhe kontraktuese, si dhe për kryerjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gjykata e huaj nën përgjegjësi morale dhe penale. Nëse parashtruesi i kërkesë jeton ose qëndron në vend të huaj, deklaratën duhet ta verifikojë në përfaqësinë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin e huaj”, qëndron në nenin 19-v të propozim-ligjit për evidencën amë.

    Pasi ishte propozuar vitin e kaluar, tani ligji sërish ndodhet para deputetëve. Si propozues paraqiten Bojan Mariçiq si ministër i Drejtësisë dhe Agim Nuhiu si zëvendësministër i Drejtësisë. Propozim-ligji është me yll evropian dhe del nga Programi Nacional për Miratimin e së Drejtës së Bashkimit Evropian. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Në tregun botëror rritet çmimi i naftës për gjashtë për qind

    Lajmi i rradhës

    Për një metër katror deri në 200 euro më shumë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë