Ndryshimi i motit, rriten kërkesat për ndihmë të shpejtë

    Ndryshimet e motit kanë bërë që gjatë 48 orëve të fundit të rriten dukshëm thirrjet në Ndihmën e Shpejtë. Sipas njohësve të këtyre rrethanave më së shumti gjatë këtyre ndryshimeve reagojnë personat me sëmundje kronike dhe personat e moshuar.

    Sipas mjekëve kujdestarë përveç ndihmës mjekësore, qytetarët do të duhet t’i dëgjojnë udhëzimet e mjekëve në drejtim të asaj se si ta përgatisin veten në përballje me këto ndryshime.

    “Në këshillojmë që qytetarët të kenë kujdes në ushqimin që konsumojnë, të marrin më shumë lëngje, pastaj para se ta pinë terapinë që u kanë përshkruar mjekët të bëjnë matjen e shtypjes e gjakut, pasi shpesh ndodh që të kenë shtypjen e ulët dhe me marrjen e terapisë presioni i gjakut t’u bie edhe më shumë. Ushqimi të jetë i shëndetshëm ku preferohet më shumë pemë dhe perime, si dhe lëngje. Në ditët kur koha është më stabile rekomandohet edhe ecje, së paku 30 minuta në ditë, dhe të mos jenë vazhdimisht para kompjuterëve apo në ambiente të klimatizuara, që organizmi më shpejtë të përshtatet në këto ndryshime”, u shpreh një mjek.

    Sipas meteorologëve, rreshjet e shiut dhe ato të borës në viset malore do të fillojnë të ulen, ndërsa gjatë javës na pret mot i ndryshuar.

    “Edhe dita e sotme do të jetë më të reshura, dhe gjatë orës së mbrëmjes priten ulja e të reshurave, ndërsa në disa vende të reshurat do të shkojnë në 20 litra në metër kub. Temperaturat do të jenë të ulta nga 8 deri më 16 grad celsius, ndërsa në Shkup do të jenë deri më 12 gradë celsius”, thonë nga Qendra për punë hidrometereologjike.

    Gjatë ditës së hënë pritet mot i kthjellët, ndërsa gjatë ditës së martë priten që të reshurat të rikthehen me intensitet më të lartë.

    Lajmi Paraprak

    Tetova ende pa plan gjeneral urbanistik

    Lajmi i rradhës

    Përkujdesës për të moshuarit, profesioni më i kërkuar në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë