Në Bullgari ndalohet hapja e klubit maqedonas

    Këshilli i Komunës Bllagoevgrad e ka ndaluar hapjen e klubit kulturor maqedonas, që duhej ta mbante emrin e poetit maqedonas Nikolla Vapcarov.

    Arsyetimi i komunës është se Vapcarov ka qenë “maqedonist”.

    Në deklaratën arsyetuese thuhet se “Bllagoevgradi nuk do të jetë qendër për provokime të ngjashme propaganduese”.

    Këshilltari Kirill Iliev nga GERB, deklaroi se me këtë deklaratë u thuhet “maqedonasve” se nuk janë të mirëseardhur në qytet.

    Ndryshe, ditën e djeshme deputetët e Maqedonisë me shumicë absolute miratuan ndryshimet ligjore, me të cilat ndalojnë hapjen e partive politike dhe shoqatave me emër dhe ideologji kontestuese.

    Lajmi Paraprak

    Shkollat mund t’i rikthehen drurit në rast se ka ndërprerje të rrymës?

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Maqedonia duhet të investojë në stabilitetin energjetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë