Në buxhetin e RMV-së, 615 milionë euro për investimet kapitale

    Plani i investimeve kapitale në vlerë prej 615 milionë euro është fokusi kryesor në debatin për propozim buxhetin e vitit 2022.

    Partitë opozitare akuzojnë se realizimi i këtyre investimeve do të jetë sërish vetëm në letër, pasi në vitet e fundit qeveria nuk ka realizuar asnjë projekt substancial për qytetarët.

    “Shuma më e lartë që ka realizuar Qeveria është 19 miliardë denarë, e tani thoni do të jetë 37. Nuk e kuptoj nga vjen një guxim i tillë, për të futur në dokumente të tilla strategjike shifra të tilla, të nxjera nga mëngët. Dy kilometra autostradë nuk janë investuar, ku do të investoni 615 milionë euro?!”, tha Igor Zdravkovski- deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Për deputetët e pushtetit plani për investime kapitale do të realizohet vitin e ardhshëm, dhe nga kjo përfitimin më të madh do ta kenë qytetarët.

    “Askush nuk mund të mburret se realizimi ynë ka qenë shumë i mirë, por nuk duhet të ndalemi këtu me punë maksimale, duke i angazhuar të gjitha institucionet dhe ministritë, subjektet juridike që të punojnë edhe më shumë”, u shpreh Marija Georgievska- deputete e LSDM-së.

    Në buxhetin për vitin e ardhshëm ende parashikohen miliona për ndërtimin e qendrave klinike në Shkup dhe Shtip, ndërtimin e spitalit në Kërçovë, për hekurudhën drejt Bullgarisë, projekte që vitet e fundit janë pasqyruar vetëm në buxhet. Sot ishte dita e katërt e debatit të përgjithshëm në komision, ndërsa të hënën do të fillojë debati për 220 amendamentet e VMRO-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përplasje mes anëtarëve të Alternativës pas deklaratës së Rexhepit

    Lajmi i rradhës

    Besar Durmishi u zgjodh kryetar i këshillit komunal të Tetovës me mbështetjen e nismës “Më mirë për Tetovën”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë