Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fillojnë me fitore garat në Kampionatin Europian

    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë marrë fitoret e para në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

    Dy xhudistet pejane kanë filluar garat nga raundi i dytë, pasi raundin e parë e kaluan pa ndeshje.

    E para ishte Distria, e cila ka fituar pa shumë vështirësi luftën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Distria arriti të mposhtë me ‘waza-ari’ kroaten Ana Puljiz për të kaluar në çerekfinale, ku do të ndeshet me Gultaj Mammadaliyeva të Azerbajxhanit.

    Fitore në raundin e dytë mori edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    Nora në luftën e saj të parë arriti ta mposht polaken Arleta Podolak, pas tri gabimeve, ndërsa në meçin e radhës do të përballet me gjermane Pauline Starke.

    Lajmi Paraprak

    Në buxhetin e vitit 2024 nuk do të ketë paga më të larta për politikanët

    Lajmi i rradhës

    Sezoni me ajër të ndotur në RMV po afron, shteti dhe komunat shurdhe për nevojën për më shumë stacione matëse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë