“Në cilin drejtim lëviz Europa në vitin 2021”, Dimitrov – BE-së: Nuk është e denjë të na sfidoni për gjuhën dhe identitetin

    Me ftesë të Aleancës së liberalëve dhe demokratëve të Europës (ALDE), zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot ka marrë pjesë në konferencën rajonale “Narrativi i ripërtërirë për integrimin e përshpejtuar në BE”, si folës në panelin “Ardhmëria e BE-së: Në cilin drejtim lëviz Europa në vitin 2021?”.

    Zëvendëskryeministri Dimitrov iu referua përkushtimeve të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Europian, duke përfshirë edhe kapitalin e investuar politik bazuar në premtimin europian.

    “Asnjë vend i vetëm europian nuk është mjaft i fortë për t’u përballur me sfidat moderne, e vetmja mënyrë është një projekt europian për të bashkuar kontinentin, ku pa këtë rajon – Ballkani Perëndimor, do të jetë gjithmonë i paplotë dhe i papërfunduar. Maqedonia e Veriut është një histori shprese për këtë projekt, kështu që (dështimi) ynë është (dështim) i BE-së, nëse BE-ja është një forcë që tërheq për mirë. Ne i jemi përgjigjur kushteve shumë strikte, është koha për të marrë një vërtetim të drejtë, nëse BE-ja është një komunitet vlerash.” – tha Dimitrov, përcjell Nistori.

    Në këtë kontekst, ai shtoi se projekti europian bazohet në ndërtimin e një identiteti të përbashkët europian të bazuar në vlera, si përfitimi kryesor i procesit.

    “Ndërtimi i identitetit është i rëndësishëm sepse mund të keqpërdoret lehtësisht përmes narrativave nacionaliste që në fakt janë kundër interesave kombëtare, siç ishte rasti me mosmarrëveshjen e emrit që patëm me Greqinë. Europa në shekullin e 21-të duhet të nënkuptojë një garë idesh dhe arritjesh që do të përmirësojnë jetën tonë dhe do të ofrojnë një pozicion më të mirë fillestar për brezat e ardhshëm – fusha të tilla si sundimi i ligjit, digjitalizimi, ekonomia e gjelbër. Nuk është e denjë të sfidojmë fqinjin tonë për çështje që janë shumë të brendshme dhe intime, siç është gjuha dhe nuk është e dobishme të sakrifikojmë të ardhmen tonë për të kaluarën dhe historinë.” – deklaron zëvendësministri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gripi sezonal shkak që nxënësit të mos ndjekin procesin mësimor

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Bullgari | 12 ditë heshtje dhe qeveria ende nuk ka përgjigje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë