Mijëra protestues mbushën rrugët në kryeqytetin francez në javën e tetë radhazi për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për vaksinim te detyrueshëm dhe përdorimin e certifikatës jeshile në ambientet e brendshme.
Me thirrjen “Duam liri”, demonstruesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj masave anti-COVID duke pretenduar se janë shkelur të drejtat themelore të njeriut. Qindra demonstrues hynë me forcë në një qendër tregtare në kryeqytetin francez. Tre persona u arrestuan pas përplasjeve me forcat e policisë.
Me thirrje kundër certifikatës së gjelbër dhe kufizimeve, qindra njerëz protestuan edhe në Milano të Italisë.
Në protestë morën pjesë edhe disa studentë të cilët mbanin një pankartë ku shkruhej: ‘Studentët milanezë kundër kartës së re të fashizmit”.