Vreshtarët e revoltuar me shitjen e lirë të rrushit, Hoxha u garanton se i gjithë rrushi i prodhuar do tu blehet

    Sot në Negotinë vreshtarët e pakënaqur dolën në protestë. Arsyeja e kësaj proteste ishin çmimet e ulëta të blerjes së rrushit dhe sjelljes injorante të bodrumeve të verës, të cilët me çmimet e ofruara i demotivojnë vreshtarët. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha takoi protestuesit ku u garantoi se i gjithë rrushi do të blihet.

    Vreshtarët reaguan me protestë për shkak të vonesës së fillimit të grumbullimit të varietetit më të përfaqësuar të verës “Vranec”, edhe pse rrushi ka përmbajtjen e nevojshme të sheqerit dhe pse është vonë me shpalljen e çmimeve për kilogram rrushi nga ky varietet.

    “Më vjen keq që po protestoni sepse dyert e Ministrisë së Bujqësisë kanë qenë, janë dhe do të jenë të hapura për të diskutuar për gjithçka. Por, pavarësisht kësaj, ne jemi edhe këtu, gjë që dëshmon se ju keni gjithë vëmendjen tonë. Mos ngurroni të thoni cilat janë problemet tuaja. Ne si çdo herë jemi në dispozicion për të zgjidhur të gjitha problemet e fermerëve, përfshirë edhe kultivuesit rrushit.” tha ministri Hoxha.

    Nga Ministria e Bujqësisë informojnë se pas diskutimit me vreshtarët, u ra dakord që të ndërpritet protesta dhe deri ditën e mërkurë t’u kthehet përgjigjet kërkesave të tyre.

    “Ministri Hoxha u premtoi kultivuesve të rushit që ishin të pranishëm në protestë se ai personalisht garanton që i gjithë rrushin i prodhuar do të blihen. Ai i informoi ata se shumica e kantinave më të mëdha të verës kanë vendosur çmime për rrushin nga kjo vjelje.” thuhet në kumtesën e ministrisë së Bujqësisë.

    Ndryshe, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Negotinës, Toni Delkov, deputetët Daniela Koleva dhe Panço Minov.

    Lajmi Paraprak

    Në Francë nuk ndalen protestat kundër vaksinimit dhe masave, qytetarët përplasen me policinë

    Lajmi i rradhës

    Zyrtare | Vullnet Murseli kandidat i ASH-së për Komunën e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë