Në Gjykatën Penale u sollën katër persona lidhur me sulmin në M-NAV, mes tyre edhe Bekim Neziri

    Në Gjykatën Penale sonte janë sjellur katër persona lidhur me sulmin në M-NAV. Gjykata konfirmon se janë sjellë katër persona, por thonë se Prokuroria ende nuk ka marrë propozim për aktakuzë, percjell Nistori.

    Disa persona janë marrë në pyetje sonte nga policia për disa orë për depërtimin e djeshëm te dhunshem në M-NAV. Policia njoftoi se me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike është zhvilluar intervistë zyrtare me Bekim Nezirin.

    Sipas Prokurorisë Publike, siç informuan paradite nga shërbimi për media, po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga MPB-ja.

    Siç thuhet në njoftimin e MPB-së pas sulmit, në ora 15:15 në NP Petrovec, një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka shkelje të rendit dhe qetësisë publike, gjegjësisht se. B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (personat e punësuar në institucion).

    Sulmi ndodhi pas konferencës së djeshme për shtyp të kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SSKL), Aleksandar Tasevski, në të cilën ai informoi se njëzet e tridhjetë kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në M-NAV pritet të dorëzojnë dorëheqje nga pozitat drejtuese në M-NAV, në mbështetje të aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për shpalljen e fundit të punës në këtë institucion dhe sjelljen e menaxhmentit.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: asnjë interes personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik

    Lajmi i rradhës

    Ismet Guri ikë nga arresti shtëpiak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë