Pendarovski: asnjë interes personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik

    Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti Stevo Pendarovski. Në një komunikatë theksohet se presidenti dënon ashpër sjelljen e dhunshme në M-NAV nga ana e të punësuarve në këtë institucion dhe personave të tjerë, të cilët në mënyrë të paautorizuar kanë hyrë në hapësirat e këtij institucioni.

    Në të njëjtën kohë Pendarvoski mbështet nismën e Qeverisë për ndërrimin e të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilët në mënyrë direkte janë përgjegjës për situatën e krijuar në këtë institucion, puna e së cilës është thelbësore për komunikacionin ajror.

    Presidenti mbështet edhe MPB-në për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, duke pasur parasysh se incidenti ndodhi në objekt që është pjesë e infrastrukturës kritike në shtet. Pendarovski në fund të reagimit thekson se asnjë interes personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionim e institucioneve.

    Lajmi Paraprak

    Sulmi në M-NAV cenoi sigurinë ajrore në RMV

    Lajmi i rradhës

    Në Gjykatën Penale u sollën katër persona lidhur me sulmin në M-NAV, mes tyre edhe Bekim Neziri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë