Në repartin e Gjinekologjisë në Tetovë, anesteziologu incizon “live” gratë shtatzëna në sallë

    Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku një person, i punësuar si anesteziolog në repartin për pastrim në Gjinekologji, në Spitalin e Tetovës, ka incizuar gratë – paciente në njërën nga sallat, live në TikTok!

    TV21 ka verifikuar videon dhe u vërtetua se është xhiruar në Gjinekologjinë e Tetovës, dhe se personi që ka realizuar videon, është i angazhuar në këtë repart.

    Rasti ende nuk ishte denoncuar nga askush në polici, por me të kuptuar për të, drejtori i Spitalit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar.

    Qëndrim kërkuam edhe nga MPB-ja, por nga atje thanë se pa pasur një denoncim dhe deri “në dokumentimin e rastit”, nuk mund të dalin me qëndrim për masat ndëshkuese.

    Kontaktuam edhe personin që ka bërë xhirimin direkt në rrjet social, por i njëjti s’ka kthyer ende asnjë përgjigje.

    Në bazë të ligjit të mbrojtjes shëndetësore, pacientët kanë të drejtë për mbrojtjen e privatësisë, në këtë rast, për çka dyshohet se ka bërë shkelje nëpunësi i spitalit gjinekologjik në Tetovë!/TV21/

    Lajmi Paraprak

    Hotelet gjysmë të zbrazëta në Strugë dhe Ohër

    Lajmi i rradhës

    Mjedra, vetitë e një super fruti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë