Në shkollat e Maqedonisë së Veriut, gjermanishtja gjuha e dytë më e kërkuar

    Në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, shumica e nxënësve e kanë përzgjedhur gjuhën gjermane si gjuhë të dytë të huaj, duke llogaritur që gjuha angleze është gjuha e parë.

    Maqedonia e Veriut gjatë këtij viti shkollor numëron 185 099 nxënës vetëm në arsimi fillor, ndërsa të gjithë e kanë gjuhën angleze si gjuhë të parë, ndërsa 51 981 nxënës e gjermanishten si gjuhë të dytë të huaj, 26 177 nxënës e kanë frëngjishten si gjuhë të dytë, ndërsa 364 nxënës gjuhën ruse. Gjuha e dytë e huaj është e obligueshme prej klasës së gjashtë deri në të nëntën, apo te 80 mijë nxënësit e fillores.

    Në arsimin e mesëm në Maqedoninë e Veriut, nga gjithsej 69 227 nxënës, 69 123 e kanë gjuhën angleze si gjuhë të detyrueshme dhe 104 tjerë gjuhën gjermane, ndërsa 20 295 e kanë përzgjedhur gjuhën gjermane si gjuhë të dytë, ndërsa gjuhën frënge 12 185 nxënës, gjuhën ruse 120, gjuhën italian 513, ndërsa gjuhën turke 446. Në kategorinë e lëndëve zgjedhore, kemi 404 nxënës me gjuhë italiane, 328 me gjuhë gjermane dhe 105 me gjuhë turke.

    Ndryshe, në krahasim me vitin e kaluar shkollor, Maqedonia e Veriut gjatë vitit shkollor 2022/23 ka shënuar ulje të numrit të nxënësve në arsimin fillore për 0.8 %, ndërsa në atë të mesëm për 2.5 %.

    Lajmi Paraprak

    Njihuni me “Mbretin e Frutave”

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorët e ShBA-së dhe Gjermanisë reagojnë pas djegies së veturave në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë