Në Shkup, qytetarët hedhin në kontejnera edhe mobilje të vjetra apo materiale ndërtimi

    *Foto nga arkivi

    Pothuajse çdo ditë punonjësit e Higjienës Komunale gjejnë pranë kontejnerëve mbetje të rënda. Shumë qytetarë që rinovojnë shtëpitë e tyre, mobiliet e vjetra apo mbetjet inerte vendosin t’i lënë pranë kontejnerëve edhe pse vendin nuk e kanë aty. Shpesh ato i vendosin edhe brenda koshave dhe kjo bën që gjatë mbledhjes së mbeturinave kamionët të dëmtohen. Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Kosana Masneva thotë se kjo bën që ndërmarrja të shpenzojë shuma të mëdha për rregullimin e mekanizmave të kamionëve që dëmtohen nga mbeturinat e rënda të hedhura brenda kontejnerëve.

    “Kur mbetjet inerte hidhen në kontejner dhe mbi të vendosen mbeturina komunale, në momentin që zbrazet kontejneri dhe kur pajisja përkatëse pjesë e sistemit të vet automjetit komuna fillon të mbledhë mbeturinat , atëherë shfaqen probleme serioze. Shkatërrohet plotësisht i gjithë mekanizmi elektronik që ka automjeti. Pas kësaj automjetet duhet të kthehen patjetër në autobusë ku mekanikët i servisojnë rregullisht,” tha Kosana Mazneva- drejtore e NP “Higjiena Komunale”.

    Hedhja e mbeturinave të rënda dhe mbetjeve ndërtimore në hapësirat publike është shkelje e Ligjit për menaxhim me mbeturina. Edhe pse në ligjin në fjalë parashihet gjobë nga 60 euro në kundërvlerë në denare, megjithatë, kompetencat e “ Higjienës Komunale” nisin dhe përfundojnë me mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, për shqiptim të gjobave stafeta kalon tek inspektorët komunal.


    “Në raste të tilla inspektorët e Qytetit të Shkupit dalin në terren dhe mund t’i gjobisin ata qytetarë që kanë shkelur ligjin. 06:41 Unë kam apeluar dhe kam biseduar më institucione më relevante dhe e mbështes mendimin që të krijohet ndonjë trup, siç do të ishte policia komunale e cila do të funksiononte në kuadër të kësaj ndërmarrje dhe këtë mënyrë do të ishim më shumë në terren dhe dot ë kishim mundësinë për shqiptim gjobash,” deklaroi Kosana Mazneva- drejtore e NP “Higjiena Komunale”.

    Në dispozicion të qytetarëve është numri  0800 222 33. Duke telefonuar në këtë numër, ata mund të kërkojnë nga punonjësit e Higjienës  që të shkojnë t’i marrin mbetjet e rënda nga shtëpitë e tyre kundrejt një pagese të caktuar. Në rast se qytetari nuk dëshiron të paguajë, mbetjet e rënda mund t’i transportojë vetë në qendrat për selektim të mbeturinave  që gjenden në Karposh dhe në Vardarishte. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin – Kontranda nuk stepet

    Lajmi i rradhës

    Shenjat e çuditshme në kryqëzimin e një qyteti francez u bënë hit në rrjetet sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë