Në Tabanoc pritet deri në një orë

    Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë qendrave të qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm.

    Në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, pritjet për dalje janë deri në 30 minuta.

    Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalime.

    Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

    AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

    Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

    Lajmi Paraprak

    Vetëm dje, katër zjarre në rajonin e Kumanovës

    Lajmi i rradhës

    Panovski: Nuk ka nevojë që qytetarët të testohen dhe të bëjnë kosto, por të izolohen për disa ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë