Vetëm dje, katër zjarre në rajonin e Kumanovës

    Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar janë ndezur katër zjarre në rajonin e komunës së Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë.

    Në tre lokacione të ndryshme digjej bar i thatë, ndërsa dje pasdite është djegur edhe një veturë në afërsi të njësitit territorial të zjarrfikësve në Kumanovë. Zjarrfikësit arritën ta shuajnë atë për dhjetë minuta nga ora 16:35 deri në orën 16:45.

    Nga zjarri nuk ka të lënduar.

    Lajmi Paraprak

    “Nuk ka mungesë të drurit për ngrohje, sasia e duhur është siguruar”

    Lajmi i rradhës

    Në Tabanoc pritet deri në një orë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë