Në vijim është identifikimi i viktimave, lista e udhëtarëve është dërguar në Shkup

    Foto: BTA

    Lista e udhëtarëve të autobusit është dërguar në Shkup dhe ka filluar procesi i identifikimit të viktimave në aksidentin e autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” në Bullgari, deklaroi drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar Bullgar Borisllav Sarafov, në konferencën e përbashkët për shtyp me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski, përcjell Nistori.

    Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joevski dhe kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.

    “Kjo është një tragjedi e madhe. 12 fëmijë vdiqën. Së bashku me kolegët tanë nga Bullgaria u morëm vesh për punën tonë të mëtejshme, shpjegimin e detajeve të tragjedisë. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve të vdekur dhe mirënjohjen për punën e Prokurorisë bullgare”, tha Joevski.

    Në takim, Joveski theksoi se Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e kolegëve nga Bullgaria për të përcaktuar sa më shpejt shkaqet e ngjarjes tragjike në të cilën sipas informacioneve fillestare kanë humbur jetën 46 persona dhe 7 u plagosën.

    Lajmi Paraprak

    Kina regjistron shkallën më të ulët të natalitetit në katër dekada

    Lajmi i rradhës

    Këto ushqime nuk skadojnë kurrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë