Nën efektin e panikut të rritjes së çmimeve, qytetarët blejnë produkte ushqimore rezervë

    Qytetarët ia mësyjnë marketeve. Mall ka, por sigurohen ta blejnë më lirë, shkruan Alsat.

    Paniku se rritja e çmimeve do vazhdojë për shkak të luftimeve në Ukrainë ka bërë që qytetarët të blejnë sa produkte ushqimore rezervë.

    Disa me qese, të tjerët i mbushin karrocat. Kjo ka bërë që disa markete të limitojnë blerjet.

    “Nga mos pasja e ushqimit, mbase nuk mund ta gjejmë sërish në këtë kohë të pa kohë. Të shpresojmë që nuk do na duhet aq, por na ka kapur psikoza, frika. Kur shohim se në markete nuk do të gjejmë”, tha një qytetar.

    “Sikur të jetë lufta këtu, e jo atje! Janë rritur çmimet, edhe të frikësohesh apo jo! Për Zotën kam frik të shkoj të marr pensionin sepse asgjë nuk më vlen”, u shpreh një qytetare.

    “Në marketet e kryeqytetit po duket që produktet ushqimore më të kërkuara janë vaji dhe mielli dhe janë të boshatisura, ka mbetur një sasi e vogël e vajit, por miell nuk ka aspak, qytetarët së vijnë e kthehen”.

    Situatë alarmante ishte në Tetovë. Radhë të pritjeve vëreheshin për të hyrë në markete, madje disa nuk arrinin të gjejnë vendparkim të lirë.

    “Pas çdo pandemie ka pasur nga një luftë. Pandemia e parë ka nis LIB, pandemia tjetër ka pasur nga LIIB, tani korona dhe shpërtheu lufta. Frika që çfarë ndodh në komshi do ta kemi edhe në shpi, solli këtë panik”, tha një qytetar.

    Nga shumica marketeve që vizituam gjatë ditës në qytete të ndryshme, që sot në mëngjes rreth 50% e produkteve kanë ndryshuar çmimet. Afaristët thonë se nuk ka vend për panik, por sa më shumë të rritet kërkesa për të blerë pa nevojë, oferta e rrit çmimin e tregut të produkteve.

    “Çdo panik që bëhet me blerjet vetëm se i zvogëlojmë sasitë që i kemi dhe çdo zvogëlim i sasive të deponuara ndikon në rritjen e çmimit për kot. Sasi ka, nuk ka telashe, mund të ketë ndonjë restrikcion. Vetëm mund të jetë panik e kot sikur në pandemi ku i zbrazën marketet pa nevojë pastaj sasitë duhej të harxhoheshin me muaj të tërë në shtëpi, madje vinin t’i kthenin produktet në prag të skadimit të afatit”, deklaroi Visar Jakupi, afarist.

    Një panik i ngjashëm për të blerë ushqim ka qenë jo më larg se dy vite më parë. Në fillim të pandemisë, me vënien e masave të para restriktive anti-kovid, qytetarët patën shkaktuar kaos nëpër marketet e gjithë vendit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A do të qëndrojë Messi në PSG?!

    Lajmi i rradhës

    Nga sot ka hyrë në fuqi masa e re për marzhën e kufizuar tregtare të produkteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë