Nënshtetësia | Dauti pyet BDI-në: Pse qytetarët që nuk kanë nënshtetësi vazhdojnë të cilësohen si të “rrezikshëm për shtetin”

    Ilire Dauti, deputete nga Aleanca për Shqiptarët në “Rruga Drejt”, ka pyetur BDI-në dhe pushtetin pse qytetarët që nuk kanë nënshtetësi vazhdojnë të cilësohen si të “rrezikshëm për shtetin”.

    Ajo po ashtu ka thënë se BDI vazhdon të mashtrojë, derisa ka thënë se pse vazhdon të moszbatohet ligji i ri i cili më nuk ka pasur ndryshime ligjore e asnjë pengesë për të vazhduar.

    “Deputetja e BDI-së dhe ajo e Alternativës, janë këtu për të na treguar se pse këta qytetarë vazhdojnë të cilësohen si të rrezikshëm për shtetin dhe pse vazhdon të moszbatohet ligji i ri i cili më nuk ka pasur ndryshime ligjore e asnjë pengesë për të vazhduar për t’i zhagitur këta njerëz pa atë lidhje juridike që thotë deputetja e BDI-së. E sa për çështjen e NATO-s ju kisha lutur të mos mashtroni opinionin, pasi nga NATO-ja përgjigjja e tyre është që nuk ka të bëjë kjo aspak me kritere të NATO-s, por është çështje e brendshme”, tha ajo. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Selma Kurtishi – Kastrati tregon nëse profesori vlerësohet më shumë në RMV apo në universitetet ndërkombëtare

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet hormonale nxisin dhimbjet e kokës, çfarë duhet të shmangni dhe si ta trajtoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë